Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
ME VIDEO- Anglezi te hoteli i Nikulajt vëzhgonte biznesmenin, orientoi portugezin vrasës
Portugezi dhe anglezi e kanë kryer vrasjen për llogari të dy vëllezërve Lekstakaj, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë bërë ekzekutimin me pagesë të Nikulaj.
26 Prill 2023, 18:38Nga A.B
LEZHË- Ky është anglezi i cili ruante lëvizjet e biznesmenit Ardian Nikulajt. Ky person, dyshohet se shërbente si informator për portugezin, i cili ka kryer vrasjen e 50-vjeçarit.
Anglezi shihet në hotelin e Nikulajt duke vëzhguar lëvizjes e këtij të fundit në datë 11 pril 2023. Ai dëgjohet teksa përshëndet në anglisht "Hellooo", ndërsa roja është në gjumë. Anglezi ka qenë njeriu që ka orientuar vrasësin portugez Ruben Saraiva, i cili sipas pamjeve filmike është me ngjyrë.
Portugezi dhe anglezi e kanë kryer vrasjen për llogari të dy vëllezërve Lekstakaj, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë bërë ekzekutimin me pagesë të Nikulaj. Anglez është akomoduar pikërisht në hotelin dhe restorantin ku qëndronte dhe administrohej nga Nikulaj.
Për këtë vrasje janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit Elton dhe Klodian Lekstakaj, të cilët janë të afërm të viktimave Lauren dhe Gëzim Lekstakaj, persona këta të vrarë nga Arben dhe Ardian Nikulaj./Dosja.al