LIVE UPDATES
Aktualitet

PO NDODH! Kryepolici Rrumbullaku: Kemi zbardhur vrasjen e Ardian Nikulajt në Lezhë

Vrasësi tha Rrumbullaku është një shtetas portugez ndërsa motivet e ngjarjes dyshohet të jenë për gjakmarrje, ndërsa autorët e ngjarjes i prezantoi vetëm me iniciale dhe me shtetësi.

26 Prill 2023, 17:58 Nga k.m.
PO NDODH! Kryepolici Rrumbullaku: Kemi zbardhur vrasjen e Ardian Nikulajt
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është zbardhur brenda javësh nga Policia e Shtetit. Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije se të gjithë të përfshirët në ngjaruje janë identifikuar dhe të gjithë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi pas krimit janë larguar nga vendi ynë. Vrasësi tha Rrumbullaku është një shtetas portugez ndërsa motivet e ngjarjes dyshohet të jenë për gjakmarrje, ndërsa autorët e ngjarjes i prezantoi vetëm me iniciale dhe me shtetësi. Vetëm një prej tyre kishte dhe nënshtetësi shqiptare.

TË SHPALLURIT NË KËRKIM:

1. E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,
2. R. R. S., shtetas portugez,
3. H. J. S., shtetas britanik,
4. H. B., shtetase britanike,
5. TH. M., shtetas britanik,
6. S. P. H, shtetas britanik,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, konferencë për shtyp, së bashku me një nga prokurorët e kësaj çështjeje Françesk Ganaj, për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në Shëngjin, më datë 19 prill. Jemi sot këtu, për të komunikuar veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale, të ndodhur në qarkun e Lezhës. Ashtu siç ju kemi bërë me dije, në Shëngjin, më datë 19.04.2023, rreth orës 13:25, në ambientet e lokal “Coral”, është vrarë me armë zjarri, shtetasi Ardian Nikulaj, 51 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë.

Mënjëherë pas ngjarjes së ndodhur, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e autorësisë dhe kryerjen së veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Policia e Shtetit e vlerësoi maksimalisht këtë ngjarje, për zbardhjen e së cilës grupi hetimor ka këqyrur, vlerësuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sërë provash të vlefshme që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • Gëzhoja arme zjarri model 54, kalibër 7.62 mm; • Një predhë model 54, kalibër 7.62 mm; • Letërnjoftim; • Celular i markës “iPhone”, dhe disa prova të tjera biologjike dhe filmike. Njëkohësisht, grupi hetimor ka vijuar me veprime të shpejta procedurale si: marrje të deklarimeve, këqyrje dhe sekuestrim pamjesh filmike në vendin e ngjarjes, këqyrje të itinerarit të përshkruar nga autorët e dyshuar që lidhen me kohën dhe vendin para dhe pas kryerjes së ngjarjes së rëndë kriminale.

Si rezultat i hetimeve janë dokumentuar veprimet e autorëve të dyshuar, nga momenti i organizimit, deri në momentin e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj si dhe e gjithë dinamika dhe itineraret e përshkruara nga ekzekutori dhe të gjithë shtetasit e tjerë të përfshirë si organizatorë dhe bashkëpunëtorë në kryerjen e kësaj ngjarjeje. Nga veprimet procedurale të kryera për këtë ngjarje janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme që i përkasin autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale. Përsa i përket automjeteve të përdorura për kryerjen e krimit nga autorët e dyshuar është dokumentuar përdorimi i tyre nga personat e dyshuar për një periudhë kohore për realizimin e vrasjes. Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht:

1. E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike,
2. R. R. S., shtetas portugez,
3. H. J. S., shtetas britanik,
4. H. B., shtetase britanike,
5. TH. M., shtetas britanik,
6. S. P. H, shtetas britanik,

Grupi hetimor vijon punën hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë të organizimit dhe financimit, për ekzekutimin kriminal të shtetasit Ardian Nikulaj. Gjithashtu grupi hetimor po bashkëpunon me partnerët dhe strukturat ligjzbatuese ndërkombëtare, për kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale, të cilët janë larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë, pas kryerjes së krimit. Mbi bazën e materialeve të referuara nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr. 205, viti 2023 për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Më lejoni që në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e ndiej detyrim dhe nevojë të sqaroj opinonin publik dhe juve të nderuar gazetarë, në lidhje me reagimin dhe angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, jo vetëm në rastet e ngjarjeve kriminale, por në tërësinë e punës së tyre, sepse pavarësisht opinioneve, deklaratave mediatike, ju siguroj juve dhe qytetarët, se Policia e Shtetit ka reaguar dhe është angazhuar maksimalisht, dhe vijon me angazhimin maksimal për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndjekjen me grupe të posaçme hetimore, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura, për krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët vendas dhe ata të huaj që vizitojnë vendin tonë. Policia e Shtetit flet me prova për ngjarje të caktuara dhe me rezultatet që strukturat e saj arrijnë në punën e përditshme, jo me opinione. Në këtë kuadër kërkohet rritja e ndërgjegjësimit dhe e bashkëpunimit të qytetarëve, rritja edhe më shumë e besimit të tyre te Policia e Shtetit, me qëllim që të raportojnë në kohë për çdo paligjshmëri me të cilën përballen, pasi denoncimi në kohë, i jep mundësi Policisë të veprojë menjëherë dhe drejt objektivit. Njëkohësisht, dua të siguroj qytetarët, se asnjë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk është i implikuar në veprimtari që bien ndesh me ligjin dhe me detyrën. Punonjësit e Policisë janë në krye të detyrës, me përgjegjësi ligjore dhe morale përballë qytetarëve, për të përmbushur sa më mirë këtë mision të shenjtë në shërbim të tyre. Të nderuar qytetarë, na besoni dhe bashkëpunoni edhe më shumë me ne, dhe pa diskutim që do kemi parametra më të mirë të rendit dhe sigurisë, si dhe një shërbim edhe më cilësor ndaj jush.

muhamet rrumbullaku vrasja e ardian nikulajt

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen