8 Maj 2025, 11:46
Nga N.F
foto ilustruese
DURRËS- Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim. Mësohet se ai është dënuar me burg pasi së bashku me 3 persona të tjerë, kanë mashtruar për të ardhurat e deklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
I arrestuari është identifikuar si Redion Stefa. Ai akuzohet për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Skema”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Hetimet e kryera në kuadër të këtij operacioni identifikuan 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Shtetasi R. S. dhe 3 shtetas të tjerë, administratorë të disa subjekteve, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, të punësuar në këto subjekte, kanë mashtruar për të ardhurat/shpenzimet e deklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.
Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
redion stefa
Aktualitet
8 Maj 2025, 11:16
N.F
Foto
PRIZREN- Prizreni është tronditur mëngjesin e së martës pas një krimi të rëndë në familje ku pë...
Aktualitet
8 Maj 2025, 11:13
I.A
Blerina dhe Luçiano Boçi
ELBASAN- Bashkëshortja e Luçiano Boçit ka reaguar pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e kalu...
Aktualitet
8 Maj 2025, 11:04
N.F
Zjarri
TIRANË- Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në zonën e Komunës së Paris...
Aktualitet
8 Maj 2025, 11:11
r.ll
davide pecorelli
TIRANË- Biznesmeni italian Davide Pecorelli i cili inskenoi vdekjen e tij në Pukë për t’i shpëtua...
Aktualitet
8 Maj 2025, 10:50
N.F
Arma
TIRANË- Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kamëz. Arrestimi i të riut ka ardhu...
Aktualitet
8 Maj 2025, 10:39
N.F
Dy të arrestuarit
TIRANË- Dy të rinjë janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i i tyre ka ar...
Aktualitet
8 Maj 2025, 10:17
r.ll
ardit beshiri
BURREL- Kërkimet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri vijojnë edhe ditën e sotme. Një dit&...
Aktualitet
8 Maj 2025, 10:17
N.F
Foto
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar. Mësohet se i riu shqiptar është i ...
Aktualitet
8 Maj 2025, 09:42
r.ll
TIRANË- Është publikuar fotoja e tre shqiptarëve të përfshirë në ngjarje të rënda kriminalë dhe të...
Aktualitet
8 Maj 2025, 08:56
r.ll
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot se janë administruar 123 materiale kallëzuese për krime zgjedhore, ku 35 prej tyr...