LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRI/ Dhunoi prindërit dhe kërcënoi me hanxhar policët, arrestohet 37 vjeçari në Lezhë

Mikel Biba ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe më pas ka kërcënuar me hanxhar efektivët e policisë me qëllim mosarrestimin e tij.

18 Janar 2025, 11:59 Nga E. D
EMRI/ Dhunoi prindërit dhe kërcënoi me hanxhar policët,
fotot ilustruese

LEZHË- Një 37 vjeçar në Lezhë është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kundërshtim të policisë. Policia bën të ditur se Mikel Biba ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe më pas ka kërcënuar me hanxhar efektivët e policisë me qëllim mosarrestimin e tij. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e dhunës, vihet në pranga autori. 37 vjeçari me një mjet prerës (hanxhar), kërcënoi punonjësit e policisë me qëllim mosarrestimin e tij. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.

Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar. Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M.B., 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 mikel biba.

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman