26 Gusht 2022, 15:06
Nga e.k
Foto ilustruese
FIER- Një 39-vjeçar i identifikuar si Elkid Kaceli ka rënë sërish në prangat e Policisë pasi u kap me 1 kg kanabis të cilën e kishte fshehur në shtëpi.
Sipas bluve të Fierit në banesën e 39-veçarit në fshatin Libofshë u gjetën rreth 1 kg kanabis e ndarë në doza, gati për shitje dhe fara bimësh narkotike.
Kaceli është arrestuar gjithashtu më 31.10.2021, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kg kanabis në stanin në pronësi të tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Sektori Operacional ,në DVP Fier, operacioni policor antidrogë i koduar “Libofsha”.
Mbante në banesë rreth 1 kg kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje dhe fara bimësh narkotike, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari, përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, në fshatin Libofshë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Libofsha”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-E. K., 39 vjeç, banues në Libofshë, Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Në kuadër të këtij operacioni, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekustruan në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e së cilës e ndarë në 127 doza, e gatshme për t’u shitur dhe 62 fara kanabisi. 39-vjeçari, përsëritës për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, u arrestua gjithashtu më 31.10.2021, pasi shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kg kanabis në stanin në pronësi të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
policia e fierit elkid kaceli
Aktualitet
26 Gusht 2022, 14:33
e.k
Shqiptarët duke kaluar ilegalisht kufirin për në Britani
BRITANI- Shtetasit shqiptarë tani përbëjnë më shum&eu...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 14:14
e.k
Emigrantët që mbërrijnë në Dover me një varkë shpëtimi të Forcave Kufitare në fillim të këtij muaj...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 13:53
Ekstradim
TIRANË- Renato Toro është 23-vjeçari i cili do ekstradohet drejt Spanjës. I riu është k...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:22
Fjola Graçi
Ervis Martinaj
TIRANE- Ervis Martinaj është i zhdukur. Prej 8 gushtit, askush nuk e ka parë më. 39-vjeçari u pa për her&eum...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 12:54
F.M
Tiranë / Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Speciali...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 12:37
Durrës, i dënuar për mashtrim e kontrabandë, arrestohet Erdi Çena, i dënuar me 3 vite burg...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 12:25
F.M
Svetlana Valeryevna Timofeyeva
TIRANË- Svetlana Valeryevna Timofeyeva, 33-vjeçarja ruse që u kaoë në Uzinën e Gramshit pas ...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 12:08
A.B
Kakavije
KAKAVIJË-Një 55-vjeçare është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare pasi u kap me para të pajustifikua...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 11:23
A.B
Policia Fier
FIER- Një 19-vjeçare është zhdukur në Fier. Denoncimin për largimin e vajzës e ka bërë i ati n&...
Aktualitet
26 Gusht 2022, 10:41
A.B
Ruset
TIRANË- Dy rusët dhe ukrainasi të cilët u lanë në masën e sigurisë 'arrest me burg' nga Gjykata e Elbasa...