1 Nëntor 2024, 11:46
Nga ZH.LL
Foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili është i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh.
Policia bënë me dije se në pranga është vënë Fadil Demaj, me masë sigurie ‘arrest në shtëpi’, pasi kishte dalë nga banesa dhe kur është pikasur nga policia, ka refuzuar të ndalojë.
Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Nuk iu bind Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, arrestohet 60-vjeçari. Ai është i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh.
Gjatë kontrolleve të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, që kryhen në të gjithë territorin e qarkut, me qëllime goditjen e paligjshmërive dhe garantimin e sundimit të ligjit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit me të cilin lëvizte në lagjen “Shënkoll”, shtetasi F. D., 60 vjeç. 60-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka vijuar lëvizjen. Shërbimet iu vunë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.
Për shtetasin F. D., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
elbasan fadil demaj
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:29
Elton Qyno
Durim Bami
TIRANË- Durim Bami, një nga emrat e botës së krimit që cilësohet si i “forti” i Niklës, vijon t&e...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:24
ZH.LL
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur që këtë premte të mbajë mbledhje...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:11
ZH.LL
Foto ilustruese
GREQI- Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për mashtrim dhe vjedhje. Mësohet se 50-vje...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:09
M.B
Ruben Saraiva
LEZHA- Paraditen e sotme u zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva të akuzuar si vras&...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 11:12
I.A
Universiteti i Elbasanit
ELBASAN- Disa pedagogë janë arrestuar dhe pezulluar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvan...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:49
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Një automjet është përfshirë nga flakët në “Tunelin e Krrabës”. ...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:42
I.A
Universiteti Aleksandër Xhuvani
ELBASAN- 7 pedagogë janë arrestuar ditën e sotme në Universitetin Aleksandër Xhuvan...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:41
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Një 33-vjecar është arrestua në Durrës pasi dyshohet se ka kryer 4 vjedhje dhe është k...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 10:30
ZH.LL
Foto ilustruese
GREQI- Shumë lavazhe funksionojnë si njësi “pastrimi parash”, kryesisht të mafies shqiptare sot në Ath...
Aktualitet
1 Nëntor 2024, 09:48
M.B
Ruben Saraiva dhe Ardian Nikulaj
LEZHA- Sot zhvillohet seanca e radhës gjyqësore ndaj portugezit Ruben Saraiva të akuzuar si vras...