Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në "Rrugën e Kavajës" në Tiranë. • Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se i plagosuri është 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku. • Fatmirësisht, 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. • Bëhet me dije se ai është transportuar në një spital privat, ku po merr ndihmën mjekësore • Gjithashtu dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka nisur për arsye banale. Ndërkohë policia e ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Detaja të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri në Rrugën e Kavajës. Mësohet se sherri ka nisur si pasojë e një keqkuptimi. 34-vjeçari i plagosur, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën e tij. Ai ka menduar se dikush po i ngacmonte të fejuarën dhe është ngritur për t'u sqaruar me personin, i cili e plagosi.
Debati ka agravuar dhe autori i ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka qëlluar atë në zonën pranë barkut. Më pas, partnerja e personit të plagosur e ka transportuar atë drejt ambienteve të spitalit. Bëhet me dije se 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

TIRANË- Besjan Ferazini është autori i plagosjes së 34-vjeçarit Akil Koxhaxhiku. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, ku gjatë një konflikti Besjan Ferazini ka qëlluar me armë zjarri Akil Koxhaxhiku.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj./Dosja.al

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi pak më herët në kryeqytet, në Rrugën e Kavajës. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka nisur për arsye banale. Gjithashtu mësohet se policia ka identifikuar autorin dhe po vijon puna për kapjen e tij./Dosja.al
TIRANË- Policia ka dhënë detaje mbi rastin e plagosjes me armë zjarri, e cila ndodhi pak minuta më parë në Rrugën e Kavajës. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se gjatë një konflikti për motive edne të paqarta është plagosur një person.
34-vjeçari i plagosur, ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen.
Njoftimi i policisë
-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje./Dosja.al
TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. I lënduari si pasojë e kësaj ngjarje është dërguar drejt ambienteve të spitalit. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Delijorgjit.
I plagosuri ka marrë plagë në zonën e barkut. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia dhe grupi hetimor po hetojnë më shumë mbi ngjarjen./Dosja.al