Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
EMRI+FOTO/ I dënuar për trafik droge, kush është pronari i klubit në Prizren që qëlloi mbi tre të rinjtë, jeta mes luksit dhe famës
Hoxhaj i njohur ndryshe si 'Cobra' është pronar i klubit të natës ku dhe ndodhi sherri mes shqiptarëve, që përfundoi me një viktimë.
3 Janar 2023, 09:09Nga I.A
Dibran Hoxhaj
PRIZREN- Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31-vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu në Prizren mëngjesin e sotëm. Hoxhaj i njohur ndryshe si 'Cobra' është pronar i klubit të natës ku dhe ndodhi sherri mes shqiptarëve, që përfundoi me një viktimë.
Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike. Tre të rinjtë nga Kukësi nuk kanë qenë të armatosur, ndërsa pas sherrit janë qëlluar me armë nga Hoxhaj teksa kanë qenë duke u larguar me makinë.
Sipas mediave në Kosovë, Hoxhaj është i njohur për jetën e tij super luksoze dhe problemeve me drejtësinë, e zakonisht shfaqej nëpër emisione televizive me 25 truproja. Dibran Hoxhaj ka dosje të “pasur” në Policinë e Kosovës. Lokali i tij “Kobra City” që ndodhet në Prizren, ka pasur raste të tjera kur është bastisur nga Policia pas ngjarjeve që kanë ndodhur aty që kanë dashur dhe ndërhyrjen e uniformave blu.