LIVE UPDATES
Aktualitet

Energjia në treg të lirë, ndikimi në çmimet e shërbimeve publike në Kosovë

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se ky tranzicion mund të sjellë rritje të tarifave për shërbime esenciale, si uji dhe pastrimi, të cilat varen drejtpërdrejt nga konsumi i energjisë.

9 Qershor 2025, 17:08 Nga N.F
Energjia në treg të lirë, ndikimi në çmimet e
Foto ilustruese

KOSOVË- Ndërsa zhurma më e madhe për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Kosovë është dëgjuar nga sektori privat, ndërmarrjet publike kanë hyrë në këtë proces pa shumë bujë, por jo pa pasoja.

Me çmime të tregut që nuk do të rregullohen më nga shteti dhe me kosto të reja energjetike që priten, pyetja kryesore që shtrohet është: a do të rriten çmimet e shërbimeve publike që qytetarët i marrin çdo ditë?

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se ky tranzicion mund të sjellë rritje të tarifave për shërbime esenciale, si uji dhe pastrimi, të cilat varen drejtpërdrejt nga konsumi i energjisë.

“Çdo tentim i këtyre ndërmarrjeve për lëvizje të çmimeve, duhet të ndalohet nga pronarët e tyre. E, pronarët e tyre dihet se kush janë - në nivel lokal janë komunat, kurse në nivel qendror është qeveria”, thotë për Radion Evropa e Lirë Berim Ramosaj, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

Furnizim nga KEK-u

Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës - ZRRE konfirmon për REL-in se, nga 1 qershori, në tregun e hapur të energjisë kanë dalë të gjitha ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale, që kanë mbi 10 milionë euro qarkullim dhe mbi 50 punëtorë.

Këto ndërmarrje janë duke u furnizuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, e cila është licencuar nga ZRRE-ja për furnizim komercial me rrymë.

Paraprakisht, ato janë furnizuar nga Operatori për Furnizim me Energji - KESCO, me tarifa të rregulluara nga ZRRE-ja. Furnizimi, tani e tutje, do të bëhet me çmime të tregut dhe jo të përcaktuara nga institucionet shtetërore.

As KEK-u, as ZRRE-ja nuk kanë ofruar informata të detajuara për numrin e ndërmarrjeve publike që kanë nënshkruar kontrata për furnizim me energji në treg të hapur.

Në një komunikatë për media më 5 qershor, KEK-u ka bërë të ditur se ka nënshkruar 15 kontrata komerciale me konsumatorë që kanë zgjedhur furnizim të drejtpërdrejtë, por nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për ndërmarrje publike apo private. Përveç KEK-ut, në Kosovë janë të licencuara edhe 20 kompani të tjera për furnizim me energji elektrike, ndërsa një tjetër ndodhet në proces të licencimit.

Sfidat financiare

Aktualisht, në vend funksionojnë 18 ndërmarrje publike qendrore dhe rajonale, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm si: energjia, transporti, telekomunikacioni, shërbimet postare, menaxhimi i mbeturinave, ujësjellësi e të tjera.

Përveç tyre, sipas Institutit për Hulumtime të Avancuara - GAP, ekzistojnë edhe 55 ndërmarrje publike lokale.

Blendi Hasaj, nga ky institut, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se ndërmarrjet publike me performancë të mirë, mund të arrijnë t’i ruajnë çmimet aktuale të shërbimeve, por ato që ndër vite janë përballur me vështirësi financiare, do të kenë sfida për shkak të rritjes së kostos së energjisë elektrike.

“Ky realitet na çon te një pikë kyçe: këto kompani ose duhet t’i rrisin çmimet e shërbimeve, ose duhet të ndërhyjë qeveria. Një prej mundësive është që qeveria t’i subvencionojë këto ndërmarrje, sepse nuk besoj se do të ishte e përshtatshme që të gjitha shërbimet publike të shtrenjtoheshin përnjëherë”, thotë Hasaj.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë për mundësinë e tillë të subvencionimit, Qeveria e Kosovës nuk u përgjigj.

REL-i ka kontaktuar edhe disa prej ndërmarrjeve publike - përfshirë Telekomin e Kosovës, Postën, Trepçën, Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Kompaninë Rajonale “Pastrimi”, Kompaninë për Menaxhimin e Deponive dhe Trafikun Urban - për t’i pyetur nëse dalja në tregun e hapur do të ndikojë në rritjen e çmimeve të shërbimeve që ato ofrojnë.

Nga të gjitha këto, vetëm Telekomi i Kosovës/VALA ka kthyer përgjigje, duke deklaruar se çdo rritje e kostove, përfshirë edhe ato të energjisë, ndikon drejtpërdrejt në çmimin e shërbimeve që ofron kompania.

“... por, ne do të bëjmë përpjekje - për aq sa është e mundur - që kjo kosto shtesë të reflektohet sa më pak në çmimin e shërbimeve për konsumatorët”, tha Fadil Lepaja, udhëheqës i Zyrës për Komunikim në këtë kompani.Sipas tij, Telekomi paguan rreth 1.5 milion euro në vit për faturat e energjisë elektrike.

Çka thonë bizneset për liberalizimin e energjisë?

Bashkë me ndërmarrjet publike, në tregun e lirë të energjisë kanë hyrë edhe rreth 1.300 biznese private. Por, hapja e këtij tregu ka nxitur reagime të forta dhe shqetësime të shumta për çmimet dhe gatishmërinë e vendit për këtë ndryshim.

Përfaqësuesit e biznesit kërkojnë me ngulm shtyrjen e liberalizimit për së paku një vit, duke argumentuar se çmimet që ofrojnë kompanitë e licencuara për furnizim, janë shumë më të larta sesa ato të përcaktuara nga shteti, ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë paraqitur ende oferta në treg.

Në këtë situatë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka kërkuar ZRRE-së pezullimin urgjent të procesit deri në plotësimin e kushteve thelbësore.

“Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit, së paku dy kompani prodhuese i kanë pezulluar operacionet, duke përmendur si arsye kostot e larta të energjisë elektrike. Institucionet shtetërore janë informuar për këto zhvillime”, thuhet në komunikatën e saj për media të lëshuar më 5 qershor.

Liberalizimi i tregut energjetik është një kërkesë e Bashkimit Evropian dhe parashikohet në Traktatin e Komunitetit të Energjisë që Kosova e ka nënshkruar që nga viti 2005, së bashku me vendet e tjera të rajonit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë gjithashtu tregje të liberalizuara energjetike. Edhe në këto dy vende fillimisht kishte rezistencë, por sot procesi shihet si mundësi për menaxhim më të mirë të kostove energjetike.

Në Kosovë, megjithatë, ky tranzicion ndodh në një moment sfidues ekonomik - sipas një ankete të fundit të Eurobarometrit, 45 për qind e qytetarëve thonë se përballja me shpenzimet për mbijetesë është brenga e tyre kryesore./ REL

energjia elektrike

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!