LIVE UPDATES
Aktualitet

Energjia nga burimet e rinovueshme, gati rregullorja për garancitë e origjinës

Një rregullore e fundit e Entit Rregullator të Energjisë, e nxjerrë për konsultim, parashikon rregullat për lëshimin, transferimin, shlyerjen dhe revokimin/anulimin e garancive të origjinës për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme.

20 Mars 2024, 07:21 Nga M.B
Energjia nga burimet e rinovueshme, gati rregullorja për garancitë e
Foto ilustruese

TIRANA- Prodhuesit e energjisë nga burimet e rinovueshme do të mund të pajisjen me garanci origjine nëse arrijnë të plotësojnë kushtet e nevojshme. Një rregullore e fundit e Entit Rregullator të Energjisë, e nxjerrë për konsultim, parashikon rregullat për lëshimin, transferimin, shlyerjen dhe revokimin/anulimin e garancive të origjinës për energjinë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme.

“Qëllimi i kësaj rregulloreje, është të krijojë kuadrin e nevojshëm rregullator për krijimin e një sistemi tё saktë, tё besueshëm e transparent pёr lëshimin, transferimin dhe revokimin e garancive tё origjinës, duke siguruar një trajtim të barabartë e të drejtë, për të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, lidhur me lëshimin, transferimin apo revokimin e Garancive të Origjinës”, thuhet në dokument.

Por çfarë është në të vërtetë një garanci origjine. Sipas termit të përshkruar në dokument Garancia e Origjinës (GO), është njё dokument elektronik, i cili ka funksion të vetëm që t’i provojë konsumatorit fundor se, një pjesë ose e gjithë sasia e energjisё elektrike të përdorur prej tij ёshtë prodhuar prej burimeve tё rinovueshme. Kujtojmë se konsumatorët fundorë do të paguajnë në faturat e tyre të energjisë një tarifë që do të lidhet direkt me energjinë e rinovueshme. Pjesa e menaxhimit lidhet direkt me Operatorin e Energjisë së Rinovueshme një ent që nuk është ngritur ende dhe që do të qëndrojmë mes konsumatorëve fundore dhe prodhuesve të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Drafti i ERE parashikon që për prodhuesit që kanë marrë garanci origjine do të ngrihet një regjistër elektronik. “Një llogari në regjistër krijohet në bazë të një aplikimi, të cilin aplikanti ia dërgon në mënyrë elektronike organit lëshues të garancive të origjinës. ERE, si organi lëshues i garancive të origjinës në Republikën e Shqipërisë, i publikon rregullat për dorëzimin e aplikimit në mënyrë elektronike në faqen e saj të internetit”, thuhet në rregullore.

Formulari i aplikimit duhet të përmbajë një sërë informacionesh që nisin nga emri, tullari i aplikimit, NIPT-i deri tek lloji i teknologjisë ë prodhon energjinë apo regjistrimi i pajisjeve. Kur nuk plotësohen Kushtet ERE i bën me dije subjektit që ka të paktën 5 ditë kohë për të dhënë informacionin e kërkuar. Aplikantët kanë të drejtë të regjistrojnë një osë më shumë pajisje prodhimi që ndodhen në Shqipëri. Sistemi do të ofrojë edhe mundësinë e modifikimit kur është e nevojshme. Teksa biznesi duhet të bëjë deklarimet e tij ERE ka mundësi që të hetojë i vetëm për të konfirmuar vërtetësinë.

“ERE ka të drejtë të verifikojë pajisjet e prodhimit të regjistruara në çdo kohë për të përcaktuar nëse energjia elektrike prodhohet nga Pajisjet e prodhimit të energjisë elektrike dhe nëse matja e energjisë elektrike të prodhuar dhe/ose veprime të tjera kryhen në përputhje me informacionin e specifikuar në sistem. Refuzimi dhe/ose ndërhyrja në inspektimin e pajisjeve prodhuese nga pronari i pajisjeve prodhuese ose përfaqësuesi i autorizuar do të konsiderohet shkelje e këtyre Rregullave”, thuhet në rregullore.

Ashtu si regjistrimi mbajtësit e garancive të origjinës mund të kërkojnë anulim të tyre. Rregullorja përcakton gjithashtu elementët që përfshin certifikata e garancisë së origjinës si dhe si veprohet në raste transferimi./Monitor

energjia nga burimet e rinovueshme

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë