LIVE UPDATES
Aktualitet

"Eposi i Kreshnikëve", Kryevepra e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore, rëndësia e njohjes dhe përfshirjes në UNESCO

Për të shmangur fatin e refuzimit, siç ka ndodhur edhe me raste të tjera,si edhe për faktin se Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s, Shqipëria duhet të paraqesë dosjen vetë, derisa edhe Kosova të jetë shtet me të drejta të plota në këtë organizatë.

17 Dhjetor 2025, 17:10 Nga Enkeleda MEMISHA, Era BUCPAPAJ

"Eposi i Kreshnikëve", Kryevepra e Trashëgimisë

Është momenti të evidentohet rëndësia për përfaqësimin e Eposit të Kreshnikëve si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore Shqiptare në UNESCO. Për vite të tëra, kjo kërkesë është refuzuar për shkak të paraqitjes së dosjes si pjesë e dy shteteve: Shqipërisë dhe Kosovës. Për të shmangur fatin e refuzimit, siç ka ndodhur edhe me raste të tjera,si edhe për faktin se Kosova ende nuk është anëtare e UNESCO-s, Shqipëria duhet të paraqesë dosjen vetë, derisa edhe Kosova të jetë shtet me të drejta të plota në këtë organizatë.

Ditët e fundit u dha lajmi për përfshirjen e Artit të Lahutës në UNESCO si Pasuri Botërore. Artikulli do të trajtojë nevojën e njohjes së Eposit të Kreshnikëve tek brezat e rinj, rëndësinë e promovimit të tij dhe rolin e medias në ndërgjegjësimin e shqiptarëve për vlerat e kësaj vepre dhe arsyen përse dosja është ende pending.

Rregjistrimi i kësaj pasurie shpirtërore, në UNESCO do të jetë një hap i rëndësishëm për të mbrojtur, promovuar dhe vlerësuar një nga thesaret më të rëndësishme të Kulturës Shqiptare dhe për të kontribuar në një kuptim më të thellë të trashëgimisë njerëzore në nivel global

Cfarë është Eposi?

Të gjithë jemi rritur me ciklin e këngëve të Eposit të Kreshnikëve. Ky cikël është një pjesë e rëndësishme e edukimit tonë. Me heronjtë kryesorë Muji dhe Halili ku përshkruhen aventurat heroike, betejat dhe jetesa e tyre, duke reflektuar natyrën dhe zakonet e vendit ku ata jetonin.

Eposi i Kreshnikëve është një cikël këngësh legjendare, të shoqëruara me lahutë, që kanë në qendër dy vëllezërit heronj, Muji dhe Halili. Ky epos është kënduar në zona të ndryshme si Malësia e Madhe, Rranzat, Postribë, Dukagjin, Nikaj Mërtur, Has, si dhe në Kosovë, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit në qytetet Pejë, Gjakovë, Prizren, Rahovec, Deçan, Istog dhe Suharekë.

Teknika e perdorur u ka mundësuar rapsodëve të mbajnë mend me dhjetëra mijë vargje dhe të shtojnë variante dhe elemente artistike për pasurimin e këngëve. Përfshirja e tij në UNESCO shënon një njohje ndërkombëtare të rëndësisë së kësaj Trashëgimie Kulturore dhe historike dhe e bën atë të mbrohet dhe të promovohet më gjerësisht në të ardhmen.

Ndër këngët më të njohura të ciklit përmenden: "Martesa e Mujit," "Fuqia e Mujit," "Orët e Mujit," "Vaji i Ajkunës," "Martesa e Halilit," dhe "Orët e Bjeshkës." Studiues të shumtë kanë vërejtur ngjashmëri mes këtij eposi dhe poemave homerike, duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë të letërsisë epike botërore. Kjo ishte edhe arsyeja pse pas shume kerkesave te studiesve, u vendos që ky epos të merrte vlerat që meritonte dhe të konsiderohej për t’u përfshirë në dosjen që do ti paraqitej UNESCOs.

Këngët janë një pasuri e madhe kulturore dhe artistike, që ruajnë elementë të rëndësishëm të traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Nëpërmjet këtyre këngëve, transmetohen vlera si trimëria, besnikëria, dhe drejtësia, duke ofruar gjithashtu një pasqyrë të jetës dhe kulturës së shqiptarëve në kohët e lashta.

Përshkrimet e natyrës dhe mjedisit në këto këngë janë të gjalla dhe të detajuara, duke sjellë në jetë peisazhet malore të Shqipërisë dhe mënyrën e jetesës së banorëve të këtyre zonave. Këto përshkrime theksojnë lidhjen e ngushtë të njerëzve me natyrën dhe ambientin e tyre.

Këngët e Kreshnikëve, të mbledhura nga priftërinjtë françeskanë për rreth dyzet vjet, me figura të njohura si At' Shtjefën Gjeçovi, At' Vinçens Prenushi, At' Bernardin Palaj dhe Donat Kurti, përfaqësojnë një thesar të rëndësishëm të trashëgimisë shpirtërore shqiptare, Një Iliadë e fiseve ilire, këto këngë përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të identitetit dhe historisë shqiptare. Gjatë përpjekjeve për të mbledhur këtë trashëgimi, plot 342 këngë apo më shumë se tetëmijë vargje u mblodhën nga françeskanët,

Është interesante të vihet re se katër prej pesë këngëtarëve që përmenden në këtë vëllim ishin shqiptarë: Sali Uglani (Salih Ugljanin), Xhemal Zogiq (Djemal Zogić), Sulejman Makiq (Sulejman Makić) dhe Ali Fulani (Alija Fjuljanin). Këta këngëtarë nga Sanxhaku i Novi Pazarit ishin të aftë të recitonin përmendësh të njëjtat këngë në gjuhën boshnjake (serbokroate) dhe shqiptare, ku del qartë se trashëgimia gojore shqiptare është pasuruar nga një periudhë e gjatë zhvillimi dhe ndërveprimi me kulturat fqinje.

Lista e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore Shqiptare e përfshirë në UNESCO.

1.    Isopolifonia popullore shqiptare –. Tipologji të trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, e shpallur “Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore e njerëzimit”, 25 nëntor 2005.

2.    Transhumanca –riti i shtegtimit te bagëtive e përfshirë ne vitin 2023 (bashkë me shtete si: Andora, Austri, Kroaci, Francë, Greqi, Itali, Luksemburg, Rumani dhe Spanjë.

3.    K’cimi i Tropojës, - I rregjistruar në vitin 2024.

Statistika mbi njohjen e Eposit të Kreshnikëve tek brezat e rinj

Në një pyetësor të zhvilluar me dhjetëra të rinj të moshave 18-35 vjeç, u përfshinë pyetje për të kuptuar njohuritë dhe vlerësimin e tyre për trashëgiminë historiko-kulturore të Shqipërisë, me fokus te Eposi i Kreshnikëve. Rezultatet treguan se mbi 70% e të anketuarve kishin dëgjuar për Eposin, por nuk e kishin lexuar asnjëherë. Vetëm 7.5% ishin të mirëinformuar për përmbajtjen e tij, ndërsa pjesa tjetër ishte e pasigurt në përgjigjet e tyre.

Sa i përket vlerave të Eposit, 45% e të anketuarve ishin të vetëdijshëm për rëndësinë e tij si pjesë e identitetit kombëtar shqiptar. Ndërkohë, 55% mendonin se duhej më shumë promovim në media dhe rrjete sociale.

Në një pyetje tjetër lidhur me regjistrimin e Eposit në UNESCO, pasi u informuan se Kosova nuk mund të regjistrojë site në Listën e Trashëgimisë Botërore për shkak se nuk është anëtare e UNESCO-s, 52% e të anketuarve mendonin se regjistrimi si pjesë e trashëgimisë shqiptare ishte shumë i rëndësishëm. Ata sugjeruan se më vonë, kur Kosova të bëhej anëtare me të drejta të plota, dosja mund të zgjerohej për të përfshirë edhe Kosovën

Këto rezultate tregojnë nevojën për më shumë promovim dhe informim rreth tij, veçanërisht tek të rinjtë.

Dosja e Eposit të Kreshnikëve pergatitet per ne Unesco

Puna për përgatitjen e dosjes së Eposit të Kreshnikëve për futjen në UNESCO nisi në vitin 2009 nga një komision i kryesuar nga studiuesi Neziri, ku përfshiheshin gjithashtu Prof. Shaban Sinani dhe Prof.Vasil Tole nga Tirana. Ky komision fillimisht ishte ndërinstitucional, bashkëpunim midis Tiranës dhe Prishtinës, por më pas u shpall komision qeveritar i Qeverisë së Kosovës. Dosja për “Eposin e Kreshnikëve” u përfundua në vitin 2013 dhe u dorëzua në Ministrinë e Kulturës.

Për shkak të kësaj situate dhe përplasjes mëse dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Shqipërisë për të krijuar një dosje të përbashkët për njohjen e Këngëve të Kreshnikëve në UNESCO, më në fund u vendos të fillonte puna për përgatitjen e dosjes. Ky hap synon të mbrojë dhe promovojë këtë trashëgimi të rëndësishme kulturore, duke bashkuar forcat e dy shteteve shqiptare për të siguruar që këngët epike dhe tradita e lahutës të marrin njohjen dhe vlerësimin ndërkombëtar që meritojnë.

Përgatitja e dosjes për njohjen e Këngëve të Kreshnikëve në UNESCO përfshinte mbledhjen e materialeve historike, dokumentimin e praktikave kulturore, dhe angazhimin e komuniteteve që e mbajnë gjallë këtë traditë. Kjo përpjekje kërkonte një bashkëpunim të ngushtë mes ekspertëve të kulturës, muzikologëve dhe komuniteteve lokale, për të siguruar që dosja të ishte e plotë dhe bindëse për organet e UNESCO-s.

Pavarësisht, refuzimit të parë të dosjes dorëzuar si pasuri e dy shteteve, për shkak se Kosova nuk është ende anëtare e organizatës, nëse kjo dosje dorëzohet si trashëgimi kulturore e shtetit shqiptar për të siguruar njohjen e saj botërore,  dhe më pas pranohet do të ishte një moment i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore shqiptare, duke njohur dhe ruajtur një pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar dhe duke siguruar që këngët epike të kreshnikëve të mbeten një pjesë e gjallë e kulturës shqiptare për brezat e ardhshëm.Ky veprim do të kontribuojë në njohjen e thellë të pasurisë kulturore shqiptare në skenën ndërkombëtare dhe në sigurimin e mbrojtjes së saj për brezat e ardhshëm.

eposi i kreshnikëve unesco

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet