LIVE UPDATES
Aktualitet

Etefoni, hormoni kancerogjen që shitet në Shqipëri me dijeninë e Ministrisë së Bujqësisë

Përdorimi i Etefonit ka qenë me interes të lartë për fermerët, pasi duke e përdorur atë, me efekt përshpejtimi në pjekjen e bimëve, ata kishin mundësi të vilnin më shpejt të gjithë prodhimin dhe më pas ta shisnin me çmim të konsiderueshëm në treg.

18 Prill 2025, 22:59 Nga N.F
Etefoni, hormoni kancerogjen që shitet në Shqipëri me
Foto

TIRANË- Për javë më radhë iu kemi kemi sjellë në vëmendje problematika të mprehta në lidhje me sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke filluar nga prania e 35 pesticideve të ndaluara te produktet tona ushqimore, salmonela te mishi i pulës apo asgjësimi i paligjshëm i shpendëve të ngordhur, por deri më tani asnjë masë nga institucioni përgjegjës, Ministria e Bujqësisë. 

Nëse mendoni se skandalet ushqimore dhe indiferenca e autoriteteve mbyllen këtu, e keni gabim. Sepse një problem tjetër shumë i madh në vendin tonë janë edhe ushqimet me hormone dhe pikërisht sonte do të flasim për njërin prej tyre, hormonin kancerogjen: Etefon.

Përdorimi i Etefonit ka qenë me interes të lartë për fermerët, pasi duke e përdorur atë, me efekt përshpejtimi në pjekjen e bimëve, ata kishin mundësi të vilnin më shpejt të gjithë prodhimin dhe më pas ta shisnin me çmim të konsiderueshëm në treg. Por vite më vonë, ky përfitim i tregtarëve do të shoqërohej edhe me pasoja shëndetësore në organizmin e njeriut. Sepse, në vitet 90, pas analizave mjekësore të bëra në pacientët pas lejimit të përdorimit të produkteve, që kanë si lëndë aktive hormonin Ethephon, u konstatua se ky acid ishte shkaktar i një sërë çrregullimeve, si problemet në lëkurë, sistemin nervor, dëmtimin e mëlçisë së zezë, përçarës i sistemit endokrin të organizmit të njeriut, dëmtues i aftësisë riprodhuese dhe shkaktar i rasteve të shumë tumoreve.

 Si pasojë, pas studimesh të njëpasnjëshme, në 2012 Komisioni teknik i ngritur nga Parlamenti dhe Komisioni i BE arritën në përfundimin, se produktet që kanë si lëndë aktive hormonin kancerogjen Ethephon, ku përmendim Grassrooter, Grand 48 sl, Ethomex, Korekt 510 sl, Coupon, etj, duhej të ndaloheshin rreptësisht të përdoreshin në prodhimet bujqësore që konsumohen të freskëta, si domate, speca, pjepër, shalqi, rrush,etj  dhe të lejohen të përdoren në prodhimet bujqësore që konsumohen pasi kalojnë në përpunim industrial, si pambuku, gruri, duhani, elbi.

Po cila është historia shqiptare e këtij hormoni?

Për herë të pare në vendin tonë, Etefoni është regjistruar me emrin Grand 48 SL,  i prodhuar në Greqi, në 23 korrik 2012 nga komisioni teknik pranë Ministrisë së Bujqësisë, që drejtohet nga zv.ministri, sipas urdhërit të ministrit të bujqësisë. Por, a është regjistruar ky produkt në përputhje me ligjet në fuqi? Sipas vendimit të qeverisë shqiptare Nr.1555-dt.12.11.2008, “Për miratimin e etiketave”, në zbatim të ligjit të parlamentit shqiptar Nr.9362 dt.24.3.2005 thuhet qartë: Një PMB regjistrohet nëse përmbush kërkesat e mëposhtme: Është regjistruar në dy shtete anëtare të BE – së, ose në një nga shtetet mesdhetare e ballkanike të BE-së, që kanë kushte klimatike, agroteknike dhe mjedisore të krahasueshme me vendin tonë.

Por komisioni i regjistrimit të PMB-ve pranë Ministrisë së Bujqësisë nuk e ka zbatuar këtë ligj, sepse dy janë vendet e BE-së që duhet t'i referohej ky komision në këtë rast: Italia dhe Greqia ose njëra prej tyre. Por çfarë ndodh në këto vende? Etiketa greke e produkteve që kanë si lëndë aktive hormonin Ethephon rekomandon përdorimin e tij vetëm në kulturën e pambukut dhe në asnjë kulturë tjetër bujqësore. Gjithashtu, edhe etiketa italiane nuk e rekomandon përdorimin e tij në domate, që konsumohen të freskëta, por vetëm në domaten për salcë. Ndërsa në etiketën shqiptare të produktit GRAND- 48 SL thuhet se ai përdoret edhe në domaten për konsum, gjë që bie në kundërshtim me etiketat e dy vendeve që iu përmendëm më sipër.

Gjithashtu, për të regjistruar një PMB importuesi dhe prodhuesi janë të detyruar ta shoqërojnë produktin me etiketën e vendit të origjinës. Në këtë rast GRAND-48 SL kur vjen në Shqipëri nga Greqia, patjetër që duhet të ketë etiketë të njëjtë me atë greke, në të cilën në mënyrë taksative shënohet, që produktet me lëndë aktive hormonin kancerogjen Ethephon duhet të përdoren vetëm në kulturën e pambukut pa lënë hapësirë për opsione të tjera.  Kjo mirë që s’u zbatua, po sikur të mos mjaftonte në 2014, Etefoni është regjistruar edhe me një emër tjetër: ETHOMEKS 480- SL. Dhe po të shohim etiketën shqiptare të këtij produkti, në ndryshim nga vendet e BE, ai e rekomandon përdorimin e tij në domate që konsumohen të freskëta.

Jemi akoma në kushtet që nga ana ligjore nuk ka ndryshuar asgjë. Ligji i vitit 2005 dhe VKM e vitit 2008 janë në fuqi. Po ashtu nuk kanë ndryshuar as vendimet e Parlamentit Evropian, të Komisionit Evropian dhe të vendeve anëtare të BE për përdorimin e produkteve që kanë si lëndë aktive hormonin kancerogjen Ethephon. Pra, kjo do të thotë së janë miratuar etiketa të këtyre produkteve nga komisioni i regjistrimit të PMB-ve dhe zv.ministri i bujqësisë në kundërshtim të hapur me ligjet në fuqi. Por kjo çështje nuk është hetuar asnjëherë nga institucionet ligjore, edhe pse është ngritur si problem nga fermeri Bashkim Lika, i cili dy vite më parë do të hapte një debat të gjërë në lidhje me përdorimin e paligjshëm të këtij hormoni kancerogjen.

Si pasojë e denoncimeve të vazhdueshme, më në fund, më 21 qershor 2024 Ministria e Bujqësisë vendosi të ndryshojë etiketat e këtij produkti. Për t’iu a bërë më të qartë. Nëse më parë produktet me përmbajtje etefoni lejoheshin të përdoreshin edhe në domaten për konsum, pas qershorit të 2024, në etiketat e tyre të ndryshuara thuhet se këto produkte duhet të përdoren vetëm në pambuk, grurë, duhan edhe elb.

Pra, deri para vitit 2024 na pastë bërë mirë Etefoni. Gjithsesi, edhe pse  Ministria më në fund veproi, këtu duhen bërë disa sqarime, sepse sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion, në Shqipëri nuk mbillet pambuk dhe gjithashtu, gruri nuk ka nevojë për këtë hormon, për vetë klimën mesdhetare të ultësirës perëndimore, që ia ofron të gjitha kushtet për rritjen normale.

Pra, edhe pse vendimi i Ministrisë së Bujqësisë synon të eleminojë ndikimin e këtij hormoni në organizmin e njeriut, në terren nuk ka asnjë efekt të tillë, pasi edhe sot e kësaj dite ky produkt shitet për skuqjen e domatës, pa etiketë të ndryshuar në farmacitë bujqësore të vendit tonë. Mjafton të trokasësh në dyert e këtyre farmacive dhe ky produkt kancerogjen shitet si buka që hamë.

etefoni ministria e bujqesise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj