LIVE UPDATES
Aktualitet

Fallxhorja mashtruese në Prishtinë, metoda interesante e saj me fasule, strategjia e saj shkon përtej një seance

Kjo vajzë po e akuzon zonjën që heq magjitë, por për të tjerë ajo është një bamirëse e vërtetë, që me sa duket ka në plan të pastrojë gjithë prishtinën nga syri i keq. prandaj meqë edhe unë jam banore e Prishtinës, më mirë të shkoj vetë...

18 Prill 2025, 22:10 Nga N.F
Fallxhorja mashtruese në Prishtinë, metoda interesante e saj me
Foto

KOSOVË- Falli, sehiret, rukjet.... Janë disa nga termat e përditshme të një pjese të shqiptarëve të cilët kërkojnë t’i zgjidhin hallet dhe problemet përmes këtyre metodave. Dhe kuptohet, për këtë paguajnë, tek personat që pretendojnë se janë të aftë ta kthejnë në mbarësi jetën e tyre. Por ka raste që dikush e kupton shpejt që asnjë fuqi “magjike” nuk mund të ndryshojë të ardhmen... Si në rastin e kësaj studenteje e cila shpejt ka kuptuar që ajo dhe shoqet e saj kishin rënë pre e një mashtrimi. Vajza po na tregon për një fallxhore në Prishtinë, pjesë e komunitetit boshnjak, e cila ka një metodë tepër interesante... Pasulin... ose siç i thonë në Tiranë groshë. Dhe me këtë metodë, e knë pësuar keq disa bashkëmoshatare, mes tyre edhe shoqja më e ngushtë e denoncueses tonë. Strategjia e mashtrimit të kësaj zonje, me emrin e shenjtë Medina, shkon përtej një seance. Ajo i bind vajzat që të shkojnë sërish sepse me një takim të vetëm duket se magjia nuk funksionon.

Kjo vajzë po e akuzon zonjën që heq magjitë, por për të tjerë ajo është një bamirëse e vërtetë, që me sa duket ka në plan të pastrojë gjithë prishtinën nga syri i keq. prandaj meqë edhe unë jam banore e Prishtinës, më mirë të shkoj vetë...

 Pasi bamirësja ka mbaruar punë me  porositë, na jep menunë e shërbimeve që ofron.... Mos e ka fjalën 40 ditë e jo 40 vjet, por kështu është kur ngatërron fenë dhe kuranin me hedhjen e fallit. Sidoqoftë, meqë me pasul shihet më thellë, dhe ne po zgjedhim këtë metodë kaq interesante. Pesë hapa përpara, dhjetë hapa mbrapa... Rëndësi ka të nisesh, se për të mbërritur as që bëhet fjalë. Sidoqoftë presim akoma. Ndoshta në fund do arrijmë rezultatet e pritura, sepse tani vjen momenti që Medina të na tregojë për atë. Ok, skaneri i partnerit të vajzës hallexhie. Që në këtë rast jam unë.

Është kompletuar. Tani na mbetet vetëm që të gjejmë rrugën e duhur për ta zhbllokuar. Por ka edhe një problem, Zeshkani.....

Tani jam bërë vërtetë konfuze... Nga njëra anë bjondi, nga ana tjetër zeshkani.... Vërtetë dilemë ekzistenciale. Rëndësi ka që të mos dal pa burrë nga shtëpia e Medinës. Në fakt Medinës i drejtohemi se nuk i besojmë policisë. Kush më mirë se ajo në të gjithë prishtinën na zgjidh punë? Sidomos pas garancive që na jep në fund. Seanca ishte vërtetë e dobishme. 1 milion përqind garanci se do kthehet djali. Vetëm rrugë e drejtë nuk mund të quhejt ky sharlatanizëm me qëllim zhvatjen e njerëve të dëshpëruar, të cilët kanë kërkuar ndihmën tonë. Bamirësja e prishtinës u mbyll brenda në shtëpi, pa na dhënë asnjë përgjigje për dhuntinë e saj që gjoja zgjidh hallet e njerëve. Ajo që na mbetet është vetëm t’i bëjmë thirrje atyre personave që duan t’i drejtohen për ndihmë asaj dhe të tjerëve si ajo. Mos u mashtroni. Janë thjeshtë zhvatës që pasurohen në kurrizin tuaj.

kosove fallxhore

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen