LIVE UPDATES
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria e fundit në rajon për investimet në shëndetësi

Ndërkohë, mesatarja e BE-së për shpenzimet e kujdesit shëndetësor fiksohet në 8.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

29 Nëntor 2023, 07:18 Nga I.A
Eurostat: Shqipëria e fundit në rajon për investimet në
Foto Ilustruese

TIRANË- Sipas të dhënave të publikuara nga ‘Agjencia Europiane e Statistikave’ për shpenzimet e kujdesit shëndetësor për vitin 2021, Shqipëria renditet e fundit mes vendeve  të Europës pasi vetëm 3.1% e PBB-së në vendin tonë kanalizohet për këtë kategori. Ndërkohë, mesatarja e BE-së për shpenzimet e kujdesit shëndetësor fiksohet në 8.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e vëna në dispozicion nga EUROSTAT, për të kuptuar ecurinë e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor edhe në vendet Europiane. Vlerësimet e këtij treguesi për vitin 2021 përfshijnë 24 vende të BE-së, ku në vendin e parë renditet Franca me 10.3% të PBB-së të shpenzuar për kujdes shëndetësor, ndërsa na vend të dytë ndjek Gjermania dhe Holanda të cilat paraqiten me vlerë të njëjtë të këtyre shpenzimeve, përkatësisht me 10% të PBB-së. Gjithashtu, mbi mesataren e BE-së paraqiten edhe vendet si Islanda, Austria, Zvicra dhe Sllovenia. Shpenzimet e kujdesit shëndetësor në këto shtete variojnë nga 8.5% në 9.6% të PBB-së. Në ekstremin tjetër, pra me vlerën më të ulët paraqiten Shqipëria dhe Turqia të cilat shpenzojnë përkatësisht 3.1% dhe 3.3% të PBB-së për kujdesin shëndetësor.

Por si ka ndryshuar kurba e këtyre shpenzimeve përgjatë periudhës 2021-2022? Shifrat tregojnë se shpenzimet për kujdesin shëndetësor kanë pësuar  rënie pothuajse në të gjitha vendet e BE-së. Rënia më e madhe e këtyre shpenzimeve u regjistrua në Bullgari me -1,1 pp, e ndjekur nga Hungaria me -0,9 pp dhe Lituania e Irlanda me -0,8 pp.

Edhe në vendin tonë për vitin 2022 shpenzimet publike në shëndetësi shprehur si përqindje ndaj PBB-së kanë shënuar rënie me 0,44 pp, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021. Sipas INSTAT, në vlerë absolute shpenzimet publike në këtë sektor për vitin që lamë pas janë 63.8 mln lekë. Vendet e vetme të BE-së që raportuan një rritje ishin Luksemburgu dhe Sllovenia. Ndërkohë, Qipro i mbajti shpenzimet të pandryshuara nga viti 2021.

Në një analizë më të ngushtë, atë të vendeve të rajonit, Shqipëria renditet sërish e fundit. Në Bosnje Hercegovinë 6.8% e PBB-së shkon për këtë kategori shpenzimesh duke e renditur atë të parën mes shteteve të rajonit, ndërsa në Malin e Zi dhe Serbi këto shpenzime vlerësohen të jenë më të ulëta duke zënë  6.7% dhe 6% të PBB-së vendit respektiv.

Marrë nga Scan

agjencia europiane e statistikave shendetesia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet