LIVE UPDATES
Aktualitet

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Ndonëse thotë se në dy vjetët e fundit ka pasur përmirësime në pajisjet dhe mjetet e zjarrfikësve, vetë Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) pranon se sfidat vazhdojnë.

1 Korrik 2026, 23:06 Nga E. D

Evropa thyen rekord me mobilizimin për luftimin e zjarreve. Po Kosova?

Teksa Bashkimi Evropian po financon dhe koordinon një numër rekord zjarrfikësish, avionësh dhe ekspertësh për sezonin e zjarreve këtë verë, në Kosovë disa nga problemet e vjetra mbeten ende të pazgjidhura.

Ndonëse thotë se në dy vjetët e fundit ka pasur përmirësime në pajisjet dhe mjetet e zjarrfikësve, vetë Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) pranon se sfidat vazhdojnë.

“Ashtu si çdo sektor emergjent në rajon, edhe ne përballemi me nevojën për rritjen e numrit të stafit dhe ripërtëritjen e flotës së automjeteve”, thonë nga AME-ja për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ata insistojnë se edhe me kapacitetet aktuale, “përmes menaxhimit të mirë, dislokimit të ekipeve sipas zonave të rrezikut dhe gatishmërisë së lartë të zjarrfikësve tanë”, Kosova është në gjendje t’u përgjigjet në mënyrë efektive emergjencave.

Një zjarrfikës i angazhuar në Kosovë, i cili nuk pranon të identifikohet, ankohet për situatën, duke thënë se ende nuk ka përmirësime të dukshme dhe se “asgjë nuk po ndryshon”.

Një vit më parë, përfaqësuesi sindikal i zjarrfikësve në Kosovë, Muharrem Beka, u ankua pikërisht për numrin e zjarrfikësve dhe pajisjet e vjetruara - në disa raste të mbetura që nga vitet e 80-ta.

Kosova aktualisht ka rreth 800 zjarrfikës, e që është nën standardin e kërkuar.

Në bazë të rregullores për strukturën organizative të njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, për çdo 1.500 banorë nevojitet së paku një zjarrfikës.

Me rreth 1.6 milion banorë, vendit i duhen rreth 1.100 zjarrfikës për ta plotësuar këtë standard.

Ky hendek mbetet kritik pasi që Kosova, vitin e kaluar, u radhit si një nga gjashtë shtetet evropiane që regjistruan sezonin më të keq me zjarre masive ndonjëherë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Evropian, rreth 18.500 hektarë u dogjën nga mbi 280 zjarret e regjistruara vitin e kaluar në Kosovë.

Eksperti i Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS) dhe i Teledetektimit (Remote Sensing), Faruk Foniqi, thotë se pikërisht zonat në parqet kombëtare të Kosovës janë dëshmuar si më të cenueshmet nga zjarret.

Ai përmend zonat si Bjeshkët e Nemuna, Malet e Sharrit dhe Kopaoniku si pika ku, ndër vite, janë regjistruar vazhdimisht zjarre.

“Qasja në to është shumë e vështirë për shkak të relievit, rrugëve. Në shumicën e rasteve, qeveria apo komuna është detyruar të kërkojë ndihmë prej KFOR-it”, thotë Foniqi për REL-in.

Ndër vite, trupat e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u janë përgjigjur kërkesave të institucioneve vendore për ndihmë në luftimin e zjarreve, pasi që vetë Kosova nuk ka ende kapacitete ajrore për shuarjen e tyre.

Por, përtej problemeve me numër të zjarrfikësve dhe pajisje të vjetruara, Foniqi thotë se Kosova ka edhe mangësi të tjera.

Edhe pse institucionet tashmë kanë qasje në të dhëna satelitore dhe analiza të avancuara mjedisore, problemi kryesor, sipas tij, mbetet mungesa e kapaciteteve njerëzore për t’i shfrytëzuar ato në mënyrë efektive.

Ai shpjegon se indekset si lagështia e tokës mund të përdoren për identifikimin e zonave me rrezik të lartë.

“Një vend ku indeksi i lagështisë është i ulët, detyrimisht është vend potencial ku mund të kemi edhe zjarr në të ardhmen”, thotë Foniqi.

Në këtë kontekst, ai kërkon integrim më të madh të GIS-it dhe të ‘remote sensing’ në institucionet publike për parandalim dhe monitorim më efikas.

ipas Komisionit Evropian, zjarret në Evropë lidhen ngushtë me valët e të nxehtit dhe thatësirën e zgjatur, të cilat e përkeqësojnë ndjeshëm sezonin e tyre në gjithë kontinentin.

Një valë e të nxehtit veçse është regjistruar këtë verë në Evropë, qysh në qershor, e që është fajësuar për shkaktimin e mbi një mijë vdekjeve shtesë. Në Kosovë, përveç nxehtësisë e thatësisë, faktori njerëzor mbetet ndër shkaktarët kryesorë të zjarreve në pyje.

“Njeriu del, bën grill… dhe kur lë pas mbeturinat, xhamin, zjarrin e pasiguruar… shkakton dëme në qindra hektarë të djegura”, thotë Foniqi.

Mbeturinat në pyje rrisin rrezikun dhe përhapjen e zjarreve, pasi që qelqi mund t’i përqendrojë rrezet e diellit dhe të ndezë materialin e thatë, ndërkohë që plastika dhe mbetjet kimike rrisin intensitetin e djegies.

Cigaret apo prushi i hedhur pa kujdes mund të shndërrohen, po ashtu, në burime të fshehura zjarri që shpërthejnë më vonë në vatra të mëdha.

E, pasojat e pakujdesive të vogla nuk janë vetë të vogla. Foniqi tregon se përveç ndotjes së ajrit nga emetimet, zjarret masive shkaktojnë degradimin e tokës dhe shkatërrimin e biodersivitetit, që duhet me vite të tëra për t’u rikuperuar./REL

Sondazh

Poll

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve

Berisha: PPE mbështeti plotësisht protestën rinore qytetare për shkak të kauzës të saj të drejtë

Zjarret

Protestuesit kundër qeverisë dhe klasës politike: Rama në burg, Berisha në burg

Mijëra qytetarë "pushtojnë" rrugët drejt Komisariatit nr. 3, protestuesit në kor: Lironi çunat

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 34-t ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Protestoj për një Shqipëri të lirë”/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat

Sot protesta e 34-t radhazi, qytetarët të vendosur për largimin e Edi Ramës

34 ditë revoltë qytetare, emigrantja thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin

Dita e 34 e protestës për largimin e Ramës, qytetarët një zëri: Shqipëria kërkon Revolucion

Dalin pamjet nga arrestimi i ‘bosit’ të call center-ave, Granit Pepnika teksa fshihej në Dhërmi

Stuhi shiu e breshëri në Elbasan, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

"140 nëpunës të administratës kanë hyrë në një program të IA"/ Rama: Do të shtrihet edhe...

Rama: Shqipëria po punon për modelin e parë të IA për prokurimet publike

Rama: Sistemi për herë të parë në Shqipëri, po lufton me korrupsionin

Rama tregon rastin e të moshuarës: Njerëzit nuk dalin në protestë vetëm për halle...

Rama për protestat: Janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët

Aksion i IKMT në Jalë, shembet beach bar-i i ndërtuar pa leje

Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

Reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

Protesta e 33-të, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale

Urbani po kalonte në zonën ku ata po protestonin, protestuesit gjuajnë me vezë autobusin e Tufinës

Aktivisti: Taulant Balla është një bandit, i ka bërë thirrje policisë të ushtrojë dhunë

Protestuesja i gjen deputetët brenda qendrës tregtare: Idiot je vetë, palaço! I fshiheni popullit

Përshkallëzohet situata, protestuesit thyejnë xhamat e makinave të policisë