LIVE UPDATES
Aktualitet

FACT CHECK- Si lëviz çmimi i energjisë në rajon, ku renditet Shqipëria në krahasim me fqinjët (SHIFRAT)

Dosja.al ka përgatitur një artikull shterues lidhur me mënyrën sesi përllogariten shpenzimet e dritave në rajon.

9 Shtator 2022, 10:08 Nga k.m.f.g.
FACT CHECK- Si lëviz çmimi i energjisë në rajon, ku
Foto ilustruese

TIRANË- Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të këtij vitit familjet do të paguajnë ndryshe faturën e energjisë elektrike, që do i bëjë ta mendojnë dy herë para se të fusin çdo pajisje në prizë. Kryeministri Edi Rama e prezantoi vetë ndryshimin për çmimin e energjisë elektrike, duke bërë me dije se do të shkojë 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 kwv që shpenzojnë.

Për familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë, ndërsa çdo kilovat që tejkalohet dotë paguhet me çmimin e ri + këtu edhe Tatimin. Por si krahasohemi ne me vendet e rajonit dhe ato fqinje. Jemi më mirë apo më kaq?

Dosja.al ka përgatitur një artikull shterues lidhur me mënyrën sesi përllogariten shpenzimet e dritave në rajon.

Vendet fqinje kanë vendosur që të operojnë me fasha, të cilat më pas i ndajnë edhe tarifa të lartë dhe të ulëta që llogariten më pas me orën kur harxhohen kilovatët. Shqipëria dhe Kosova kanë dy fasho me të njëjtin limit; 800 kilovat për orë. Tarifa më e ulët llogaritet me vetëm 3 cent. Maqedonia e Veriut nga ana tjetër ka 4 fasho, por edhe lehtësinë e “turnit të natës”. Dmth gjatë natës, çmimi është vetëm 1.14 lekë për këh. Por ashtu edhe Kroacia ka shumë fasha orare, ndërsa Greqia ia ka lënë në dorë kompanive që merren me energjinë elektrike. 5 prej kompanive ,midis të cilave më e fuqishmja, DEI, që ka edhe aksione shtetërore, do të shesin 1 kilovat orë nga 68 deri ne 78 cent por me fashon deri në 500 kilovat-orë në muaj. Më pas, edhe për helenët çmimi ndryshon.

SHIFRAT DHE KRAHASIMET:

SHQIPËRIA

Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të këtij vitit familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 kwh që shpenzojnë.
Shqipëria me dy fasha
<800 kwh – çmimi 9.5 lekë +20% TVSH
>800 kwh - çmimi 42 lekë për çdo kilovat mbi fashën e parë + 20 TVSH

MAQEDONIA E VERIUT

Kryetari i Komisionit Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit, Marko Bislimoski ka bërë me dije se çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjarët rritet për 7,4 për qind. Ai theksoi se rritja e çmimit mesatar të energjisë elektrike do të ishte shumë më e madhe nëse nuk do të vendoseshin bllok-tarifat e reja.

Vendi ka 4 FASHA – me nga 2 TURNE (ai i natës thuajse është falas)

Tarifa e ditës llogaritet në bazë të 4 blloqeve në varësi të energjisë së konsumuar. Në qoftë se një konsumator konsumon deri në 210 këh në muaj paguan çmimin 8.20 lekë për këh; nëse një konsumator konsumon nga 210 deri në 630 këh në muaj paguan çmimin 8.90 lekë për këh. Në qoftë se konsumon nga 630 deri në 1050 këh në muaj paguan me çmimin 9.91 lekë për këh. Në qoftë se konsumon mbi 1050 këh në muaj paguan me çmimin 26.88 lekë për këh. Ndërsa tarifa për shpenzimet e natës është 1.14 lekë për këh.

KOSOVË

2 FASHA- ME TURNE

Në Kosovë është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat në orë. Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët. Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent. Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

SERBIA

Serbia gjithashtu ka sistem me tarifa të shumëfishta që ndahen në zona jeshile, kaltër dhe të kuqe, ndërsa çmimet për rrymën variojnë nga 0,8 deri në 2,5 denarë (0.8 -2.5 lekë) dhe nga 3,3 deri në 10,3 denarë, pa TVSH për tarifën e shtrenjtë.

Në Serbi, në të gjelbërtën hyjnë konsumatorët që konsumojnë më së paku, deri në 350 këh, ndërsa çmimet e energjisë elektrike sipas vendimit të shkurtit të vitit 2021 variojnë nga 5,6 dinarë për kilovat nëse matësi është një tarifor dhe 6,4 dinarë për rrymën e shtrenjtë dhe 1. 6 dinarë për kilovat nëse orëmatësi është me tarifë të dyfishtë. Në tarifën e kaltër përfshihen konsumatorët që konsumojnë nga 350 deri në 1600 këh. Çmimet për kilovat orë në këtë model janë 8.4 dinarë për matje me një tarifë dhe 9.6 për atë me dy tarifa. Familjet që konsumojnë më shumë se 1600 këh hyjnë në zonën e kuqe të konsumit dhe paguajnë energjinë elektrike me çmim prej 19.2 për një tariforët dhe 4.8 dinarë për kilovat/orë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të instalojnë në shtëpitë e tyre matës të “varur” nga koha.

*shënim 1 ALL=1.00167 RSD/ një tarifor quhet kur çmimi i një kilovati nuk ka të bëjë fare me kohën e ditës. Dy tarifore- Gjatë llogaritjes, përdoren dy tarifa: gjatë ditës (nga ora 07:00 deri në 23:00) dhe natën (nga ora 23:00 deri në 07:00).

KROACI

Në Kroaci, konsumatorët mund të zgjedhin orëmatës me një tarifë dhe me shumë tarifa, ndërsa në bazë të kësaj edhe një model tarifor. Edhe në Kroaci ka energji elektrike të shtrenjtë dhe të lirë, e cila ndryshon nga ora 7/8 e mëngjesit deri në 21:00 ose 22:00 dhe anasjelltas. Çmimet që vlejnë nga prilli i këtij viti në modelin tarifor të kaltër janë 0,84 HRK (13.11 lekë) pa TVSH dhe shpenzime të tjera për transmetim dhe shfrytëzim të rrjetit, që është çmimi i vetëm për ata që kanë orëmatës me një tarifë.

Çmimi i energjisë elektrike në modelin tarifor të bardhë është 0,95 kuna (14.82 lekë), për tarifën e lartë dhe 0,45 kuna (7 lekë) për tarifën e ulët, ndërsa në fashon e kuqe paguhet 0,78 kuna (12.17 lekë) për kilovat orë për tarifën e lartë dhe 0,38 kuna (5.93 lekë) për tarifën e ulët. Furnizuesi e përcakton kohën e përdorimit me telekomandë dhe çmimi i energjisë elektrike është 0,48 HRK (7.49 lekë) si tarifë e vetme.

GREQI

5 prej kompanive ,midis të cilave më e fuqishmja, DEI, që ka edhe aksione shtetërore, do të shesin 1 kilovat orë nga 68 deri ne 78 cent por deri në 500 kilovat-orë në muaj.

Më sipër janë renditur të gjitha çmimet e vendeve me të cilat mund të na krahasojë kryeministri Eid Rama. Përfundimi është i thjeshtë, nuk jemi vendi që paguajmë më pak për energjinë elektrike në rajon, pasi së paku Prishtina zyrtare dhe Maqedonia e Veriut detyrojnë qytetarët që përdorin energjinë elektrike. Në edhe njëherë duket qartë se nuk jemi të parët. “Maja”për të cilën flet Rama është ende larg.

energjia elektrike ne rajon cmimi i energjise elektrike

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën