Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pranga është vënë edhe pronari i një argjendarie i cili bleu sendet e vjedhura nga 3 autorët.
TIRANË- Tre të rinj janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në datën 13.09.2024 në rrugën "Astrit Losha", tre të rinjtë L. B 25 vjeç, E. X 21 vjeç, dhe D. M 23 vjeç, kanë vjedhur çanta luksoze dhe aksesorë të tjerë me vlerë 15 mijë euro nga një banesë dhe më pas janë larguar.
Në pranga është vënë edhe pronari i një argjendarie i cili bleu sendet e vjedhura nga 3 autorët. Për pasojë policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, automjetin me të cilin kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Komisariatit të Policisë Krujë, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Falco".
Vodhën sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë, arrestohen 3 shtetas.
Arrestohet gjithashtu një 34-vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.
Sekuestrohen sendet e vjedhura, automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Falco".
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:
- L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal;
- F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën "Astrit Losha", shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
foto ilustruese SELENICË- Një 59-vjeçare me inicialet L.M është arrestuar ditën e sotme në Selenicë. Bë...
foto ilustruese VLORË- Një i ri është proceduar penalisht ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se E.M 21 vjeç...
Resorti "Santa Quaranta" në Sarandë SARANDË- Në nëntor të vitit 2017, dhjetra forca policore rrethuan me bujë resortin ...
pamje nga vendngjarja GREQI- 36-vjeçari Ergert Lusha është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Athinë. Siç...
Eljo Bitri, i arrestuari në Holandë dhe më pas ekstraduar në Belgjikë, si person i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasje...
mjeket dhe farmacisti TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në sht&eum...
Ervin Mata Një gjobë financiare prej 1.5 milion euro mësohet të jetë bërë shkak për vendosjen e tritolit në h...
Andia Pustina TIRANA- Andia Pustina është paraqitur në SPAK iu komunikua akuza për veprën penale ''pastrim parash'' lidhur m...
Gerti Bogdani TIRANA- Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dysho...
Gerti Bogdani dhe Edlira Çepani TIRANA- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë në moshën 4...