LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ta lemë të vrasë Kapllanin e Çollakun, pastaj i fusim plumbin”/ Plani për të vrarë Eljo Bitrin - “Delja”, survejoi Çollakun, por në atë atentat iu vra vëllai

Në dosjet penale të regjistruara në SPAK, Eljo Bitri, shfaqet me pseudonimin “Delja” dhe ka shërbyer për dy kampet kundërshtare si vrasës me pagesë.

18 Shtator 2024, 14:37 Nga Elton Qyno

“Ta lemë të vrasë Kapllanin e Çollakun, pastaj i

Eljo Bitri, i arrestuari në Holandë dhe më pas ekstraduar në Belgjikë, si person i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e Arjan Spahiut (Arjani i Vogël), rezulton të ketë qenë në planet e Mikael Kamamit dhe Arzen Mama për t’u ekzekutuar.

Në dosjet penale të regjistruara në SPAK, Eljo Bitri, shfaqet me pseudonimin “Delja” dhe ka shërbyer për dy kampet kundërshtare si vrasës me pagesë.

Por sipas bisedave të muajit Gusht 2020 të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Mikael Kamamit dhe Arzen Mama, Bitri nuk shfaqte siguri dhe besnikëri për anëtarët e grupit. Ndaj qëllimi i tyre ishte ta përdornin për disa vrasje dhe më pas ti fusnin plumbin dhe atij.

Kamami, Arzen Mama dhe Talo Çela, kishin afruar në grupin e tyre Eljo Bitrin, që nga ngjarja e masakrës së Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Bitri është përdoruar nga grupi në vrasjen e Ervis Kapllanit në Kavajë, Endrit Alibej, si dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut, Rigers Spahiut dhe Ardjan Çollakut.

Por në fakt, siç del dhe në dosje, qëllimi përfundimtar i tyre për Eljo Bitrin ka qenë vrasja e tij, dhe një gjë e tillë do realizohej pasi Bitri të shfrytëzohej nga anëtarët e grupit për realizimin e dy vrasjeve, atë të Klevis Kapllanit dhe Ardjan Çollakut.

Një fakt i tillë del në bisedën e 27 Gushtit 2020, kur Arzen Mama bisedon me Mikael Kamamin, duke i thënë se personi “Sinaballa” duke nënkuptuar Klevis Kapllanin, ka vetëm 3 ose 4 hyrje në fshat. Ndërsa vila që i është treguar, nuk është shumë larg nga rruga.

Mikael Kamami, i shkruan Arzen Mamës se po presin “Delen” Ejo Bitrin të mbarojë këtë Klevis Kapllanin dhe Ardjan Çollakun, ti heqin nga qarkullimi, ti pastrojnë dhe më pas do vrasin dhe personin që i referohet me pseudonimin “Delja” që është Eljo Bitri.

Por Arzen Mama ia kthen Eljo Bitrit duke i thënë: ”...mos bëj plane e lale prit një herë, të mbaroj një herë këto ky...”.

Eljo Bitri pasi ka kryer vrasjen e Klevis Kapllanit dyshohet se ka shërbyer dhe si vrojtues për të vrarë Ardjan Çollakun në Elbasan.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Tetorin e vitit 2021, ku në këtë muaj në familjen Bitri ka ndodhur një tragjedi. Pasi gjuajtësit e kontraktuar nga Kamami dhe që informoheshin në kohë reale mbi lëvizjet e Ardian Çollakut nga Eljo Bitri, kanë vrarë jo vetëm Ardjan Çollakun por edhe vëllain e Eljo Bitrit, Lulzim Bitri, të cilët sapo kishin dalë nga ambientet e një lokali, fare pranë një karburanti.

Siç del në dy dosjet e SPAK, Bitri qëndronte dhe kishte miqësi me anëtarë të klanit “Çopja”, duke punuar për Mikael Kamamin dhe Arzen Mamën, si vrasës me pagesë.

Por njëherësh Bitri ka shërbyer si gjuajtës me pagesë dhe mbante kontakte shoqërore dhe me brigadierin e vrasjeve Nuredin Dumani, që vepronte nën urdhrat e Erjon Alibejt dhe Arjan Spahiut.

Me urdhëresat e lëshuara dhe financimin nga dyshja Alibej-Spahiu, Nuredin Dumani ka deleguar urdhëresën tek Eljo Bitri, i cili së bashku me Henrik Hoxhën, kanë vrarë në Durrës Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë.

Njëherësh, Eljo Bitri së bashku me Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasin, vendosën tritolin në shtëpinë e Talo Çelës në Bradashesh, duke shkatërruar pjesërisht objektin.

Por tashmë Eljo Bitri është kthyer në bashkëpunëtor i prokurorisë së Belgjikës, pasi prokurorët e këtij shteti e akuzojnë atë së bashku me Franc Çopjan dhe Mikael Kamamin, kanë organizuar dhe vrarë Arjan Spahiun në vitin 2020 në Molenbek të Belgjikës.

Sipas dosjes hetimore në datën 14 shtator 2020, në orën 18:30, Eljo Bitri bisedon me Mikael Kamamin të cilit i shkruan se:

“…Vëlla u kryyy, vëlla u kryyy…”, pra e njofton se e ka kryer vrasjen e Klevis Kapllani, i cili është gjetur mëngjesit e ditës pasardhëse.

Pak para se të vritej Klevis Kapllani, ka qenë duke biseduar në “Sky” me Nuredin Dumanin, i cili e ka orientuar për të mbajtur një makinë që do përdorej më pas në një vrasje të Bujar Çelës. Vrasësi i shokut të ngushtë të Nuredit Dumanit ishte Eljo Bitri shoku i ngushtë i Nuredinit.

Eljo Bitri, i dërgon mesazh Mikael Kamamit, një foto attachment të shkrepur nga brenda një makine me drita të ndezura në rrugë, e cila duket në ecje. Duhet të jetë momenti i largimit nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të komunikimeve ndërmjet tyre Eljo Bitri i shpjegon Mikael Kamamit, dinamikën e zhvillimit të ngjarjes dhe veprimeve të kryera para dhe pas ngjarjes.

Eljo Bitri shpjegoni se, personi që i referohet me pseudonimin "Miku", ka lyer motorrin, ndërsa armët ka fshehur në një ferrë. Kanë pikasur Klevis Kapllanin (objektiv i atentatiti), i cili ka dalë te kafja. Më pas Eljo Bitri së bashku me "Qerosin" kanë ikur dhe kanë marrë armët, ndërsa "Mikut” ia ka kërkuar motorin për ti dala para te rrugica.

Më pas, sapo është afruar Klevis Kapllani, Eljo Bitri e ka qëlluar, ku i shkruan: “…ai vjen edhe e musha plot për pak me iku vlla u pengova dhe më ka humb pistoleta…”.

Nga biseda kuptohet dinamika e ngjarjes ku ekzekutor është vetë Eljo Bitri, ndërsa ndihmës ka pasur "Qerosin", i cili i ka pritur me makinë dhe një person tjetër që i referohet si "Miku". Për vrasjen ka përdorur një armë "Tomson" me të cilën e ka qëlluar viktimën 5 herë në gjoks, ndërsa një armë tjetër tip "pistoletë” që ka pasur me vete i ka rënë në vendngjarje pasi është penguar dhe i ka rënë.

Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Glock” që është gjetur në vendin e ngjarjes nga policia e Kavajës, por aty nuk janë gjetur gjurmë gishti pasi Eljo Bitri e kishte pastruar.

Eljo Bitri i shkruan Kamamit, se i kishte zënë rrugën viktimës me disa ferra para, të cilat ia kishte vënë si pengesë.

Pas vrasjes armën e ka hedhur në një kanal rrugës teksa janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku kanë kaluar edhe një vend ku sipas tij kishte ndodhur një aksident me makina.

Ndërsa motorin e ka hedhur “…ke Sakati…”, afër “…Sakatit…”.

Nga konteksti i kësaj bisede motorin mund ta ketë hedhur afër zonës ku banon shtetasi Aldo Baho, me qëllim krijimin e dyshimeve se vrasja është bërë nga grupi i “Sakatit”.

Më tej në datën 14 shtator 2020 rreth orës 19:00 Mikael Kamami i shkruan Arzen Mama, një mesazh me këtë përmbajtje duke i thënë:

“…mbaroj laleeee, iku në p***dh të robve, ai që gjujti tek “Ili””.

Gjithashtu Mikael Kamami bisedon me Leon Ramanin në datën 17 shtator ku i dërgon një foto të Klevis Kapllanit dhe më pas o dërgon disa mesazhe.

Kamami: Ky e vrau dajën lali

Ramani: Po e kuptova, për shpirt të dajës

Kamami: Edhe ja marova Lali, ja musha trupin komplet

Ramani: Po të gënjejta Lali K.

Kamami: Ky gjujti 5, po i futa 15, tani e kanë rradhën të tjerët.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet