LIVE UPDATES
Aktualitet

Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë/ SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa asnjë shpjegim, duke mos e lejuar të takojë edhe fëmijët e tij, të cilët janë në program. Sipas Fitimit, SPAK i ka vendosur kushte që, nëse pendohet Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij, ai do të rikthehet në program. Por kur do të ndodhë kjo për Fitimin ende nuk dihet, pasi vëllai nuk ka pranuar të bashkëpunojë për momentin.

19 Shtator 2025, 19:41 Nga DOSJA
Familja e Nuredin Dumanit merr azil jashtë Shqipërisë/ SPAK i
foto ilustruese

TIRANË- Fitim Dumani, vëllai i vogël i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përjashtohet nga programi i mbrojtjes së dëshmitarëve. Në rrëfimin tronditës dhe ekskluziv dhënë për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, Fitim Dumani tregon vështirësitë dhe rrezikun e jetës së tij, pas përjashtimit nga programi i mbrojtjes. Ai thotë se SPAK e hoqi nga mbrojtja pa asnjë shpjegim, duke mos e lejuar të takojë edhe fëmijët e tij, të cilët janë në program. Sipas Fitimit, SPAK i ka vendosur kushte që, nëse pendohet Dashnor Dumani, vëllai tjetër i tij, ai do të rikthehet në program. Por kur do të ndodhë kjo për Fitimin ende nuk dihet, pasi vëllai nuk ka pranuar të bashkëpunojë për momentin. Për këtë fakt, “Ma Shqip” ka kontaktuar Zyrën e Drejtuesit të Prokurorisë së SPAK, por ende nuk ka asnjë përgjigje prej tyre.

Nga ana tjetër, Fitim Dumani rrëfen se familja e ngushtë e Nuredin Dumanit, bashkëshortja dhe fëmijët e tij, nuk janë nën ruajtje nga shteti shqiptar. “Në program janë vetëm dy pleqtë e mi, nëna e babai, dhe bashkëshortja ime me vajzat. Familja e Nuredinit, gruaja me fëmijët, nuk është në program pasi ka ikur jashtë shtetit dhe ka marrë azil, nuk ruhen nga shteti shqiptar. Ndërsa motra iku jashtë, kërkoi azil, por edhe pse SPAK i tha se do ta ndihmonte, ajo nuk e fitoi azilin. Gjithashtu edhe familja e Dashnor Dumanit nuk është në program, janë hequr pasi po i bëjnë presion vëllait të bëhet i penduar,” thotë Fitim Dumani për “Ma Shqip” me Flamur Vezaj.

Sipas Fitimit, familja e tij rrezikon në çdo moment, pasi ata nuk kanë agjentë që i ruajnë, por i kanë lënë në të njëjtin vend prej katër vitesh, dhe aty shkojnë e i takojnë kriminelët. “Policët i thonë në telefon: të vijmë sot apo jeni në rregull? Pra nuk rri njeri aty t’i ruajë. E di ti që kanë shkuar e i kanë takuar prindërit e mi persona që janë në kërkim. Ata nuk duan më t’i vrasin se në çdo moment i vrasin, pasi policia nuk ofron siguri, janë vetëm për t’u kontaktuar, thonë agjentët,” shprehet i irrituar Fitim Dumani.

Ai tregon se agjentët janë të dehur, nuk kanë armatim, nuk kujdesen dhe kanë lidhje me kriminelët, duke shtuar se sa të paaftë janë saqë, kur Nuredin Dumani shkonte në vendngjarje gjatë kohës së mbledhjes së provave, policët i jepnin pistoletë. “Ore, e kupton ti se kur Nuredinin e dërgonin nëpër vendngjarje apo spital, i jepnin pistoletë në dorë, i thonin ‘mbaje ta kesh, se ti di ta përdorësh më mirë se ne, që të ruash veten’, e kupton ti,” thotë Fitimi.

Për të gjitha këto shqetësime, ai thotë se ka folur me Altin Dumanin por ka marrë vetëm premtime boshe. “E kam takuar Altin Dumanin, se urdhëroi të shoqërohet me forcë brenda në burg kur më morën në mbrojtje dhe më tha ‘mos ke merak’. Por pas gati dy vitesh më përjashtojnë nga programi pa më thënë asgjë dhe as të më japin shpjegim. Ka shkuar babai e nëna disa herë e ka folur edhe Nuredini, por hiç – premtime bosh. Kur doja të mos më mbanin në program, më mbajtën me dhunë, tani që dua më nxorën duke bërë presion të pendohet vëllai tjetër,” thotë Fitimi i alarmuar për jetën e tij.

Sipas Fitimit, Altin Dumani dhe SPAK-u nuk po e ndihmojnë familjen e tij, por po e përdorin Nuredinin për të dëshmuar. “Nuredini ka thënë të vërtetën për të gjithë ata që ka bërë dhe ai varet nga këmbët e veta. Unë s’kam lidhje me dëshminë e tij, por SPAK nuk po bën drejtësi, vetëm propagandë,” tha Fitim Dumani. Ai shton se familja nuk ka garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh dhe ai nuk lejohet t’i takojë fëmijët që janë në program.

nuredin dumani fitim dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj