19 Shtator 2025, 18:33
Nga DOSJA
autori dhe viktima
TORONTO- Detaj të reja janë zbardhur lidhur me vrasen e 43-vjeçarit shqiptar, Paulin Harusha, i cili u gjet me plagë të shkaktuara nga armë zjarri brenda një automjeti në zonën North York. Bëhet me dije se autoritetet kanë identifikuar një të dyshuar në lidhje Harushës.
Mediat theksojnë se lidhur me ngjarjen policia raportoi se një SUV me ngjyrë të çelët u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes para se oficerët të arrinin. Hetuesi tha se ekziston një njohje mes viktimës dhe të dyshuarit, por natyra e marrëdhënies dhe motivi i krimit janë ende nën hetim. Ndërkohë Policia ka bërë apel për informacione që mund të çojnë në kapjen e të dyshuarit dhe ka lëshuar një urdhër arresti në të gjithë vendin.
Si ndodhi ngjarja
Paulin Harusha u qëllua për vdekje pranë kryqëzimit të rrugëve Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East, pak para mesnatës së së shtunës, më 13 shtator. Menjëherë pas të shtënave, policia raportoi se po kërkonte një automjet SUV me ngjyrë të çelët, i cili ishte larguar nga vendngjarja para mbërritjes së forcave të rendit. Gjatë një konference për shtyp të mbajtur të enjten në mëngjes në selinë e policisë së Torontos, u njoftua se është lëshuar një urdhër-arresti në të gjithë Kanadanë për 34-vjeçarin Meelad Tarin, banor i Torontos.
Detektiv-sergenti Alan Bartlett i bëri thirrje Tarinit, i cili kërkohet për vrasje të shkallës së parë, që të dorëzohet. Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo person që ndihmon të dyshuarin do të hetohet dhe ndaj tij do të ngrihen akuza sipas ligjit. I pyetur nëse viktima dhe i dyshuari njiheshin mes tyre, Bartlett u përgjigj se hetuesit janë ende duke shqyrtuar marrëdhënien mes të dyve. Bartlett nuk pranoi të komentojë nëse ndonjëri prej tyre kishte të kaluar kriminale. Ai shtoi se aktualisht policia nuk është në kërkim të të dyshuarve të tjerë. Hetuesi shtoi se i dyshuari ka dalë nga vetura në një moment, por nuk zbuloi nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.
paulin harusha
Aktualitet
19 Shtator 2025, 17:32
E. D
pamje nga vendngjara
DURRËS- Katër Makina janë përfshirë nga flakët mbasditen e sotme në Spitallë të Dur...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 17:20
E.d
foto ilustruese
Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje që aplikatët p&eum...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 17:20
E. D
Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nis...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 16:01
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme GJKKO, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, për Irakl...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 15:56
E. D
Arjan Ndoj
TIRANË- Stiven Ziu ka dëshmuar sot në gjyqin e Plerent Dervishajt dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit n...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 15:50
E.d
KUKËS – Dy persona të cilët nuk iu bindën urdhërit të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin p...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 14:07
Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht si “Rrjeti më i mirë celular në Shqipëri”, pas vlerësimit nga kompan...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 13:17
E.d
Foto ilustruese
ELBASAN - Ngjarja e rëndë e cila ndodhi në Elbasan ka nxjerrë detaje të reja tronditse. Autori 37-vjeçar B....
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:51
E.d
ELBASAN – Një 15-vjeçare është përdhunuar seksualisht nga njerku i saj 37-vjeçar. Pas kësaj Polica ka arrest...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:41
I.A
Pajtime Fetahu dhe Suel Cela
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Në seancën e so...