19 Shtator 2025, 15:56
Nga E. D
Arjan Ndoj
TIRANË- Stiven Ziu ka dëshmuar sot në gjyqin e Plerent Dervishajt dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos. Ziu ka shërbyer si shofer i Aleksandër Lahos alias "Rrumi Shijakut". Mziu tregon se ditën e atentatit kishte qëndruar me Aleksandër Lahon për drekë dhe pasi ky i fundit ishte takuar me Ndojën dhe kishte pirë kafe, kishte hipur në makinën e tij, ndërsa vetë Mziu i kishte ndjekur nga pas me mjet tjetër.
Stiven Mziut: Unë gjatë 2019 kam jetuar në Sukth, në atë kohë kam qenë i punësuar tek ujësjellësi i Durrësit. Aleksandër Lahon ka kohë që e njoh, jam shoqëruar me të gjatë 2019. Në 1 nëntor të 2019 kam qenë me Aleksandër Lahon, kemi lëvizur atë ditë me një makinë Benc, që ishte në pronësi të dikujt tjetër.
Në u takuam në Sukth. Kemi shkuar në Durrës, kemi pirë kafe, jemi kthyer prapë në Sukth, pasdite kemi shkuar edhe njëherë në Durrës kemi pirë kafe në plazh, tek korali. Unë, Andi Maloku, Pëllumb Muharrem dhe prokurori Arjan Ndonj. Tek lokali ka ardhur makina e prokurorit, kemi qëndruar rreth 1 ore e ca, unë dhe i ndjeri kemi qenë tek kafja ngjit. Pasi kanë dal nga lokali prokurori dhe Pëllumbi, unë po prisja që ta merrja dhe ata hipën në makinë të Arjanit dhe jemi nisur për në Sukth. Para ka qenë makina e Arjanit pas atij kam qenë unë me makinën që lëvizja me Pëllumbin.
Sa kemi hyrë ne autostrade, kemi bërë një pjesë rruge, aty kanë filluar të gjuajnë makinën e prokurorit. Kam parë makinën, benz gri që më ka parakaluar në krah të kundërt, me xhama të zinj sterr. Nuk kam dëgjuar zhurmë se isha me xhama mbyllur, kam parë plumbat që kanë dal edhe armët. Kanë nisur të qëllojnë sapo ka dal paralel me makinën e makinës.
Pastaj nuk kam parë asgjë sepse kam ndaluar për të dhënë ndihmën e parë. Të dëmtuar ishin të tre bashkë, Andi ishte shofer, Arjani ne vend të parë dhe Pëllumbi mbrapa. Se di sa ka qenë dëmtimi që kanë marrë por unë u dhashë ndihmën e parë. Jam takuar me Pëllumb Muharremin, pas ngjarjes, por ai nuk më ka thënë asgjë, pse ka ndodhur kjo ngjarje, sepse ai s’ka pasur konflikte. Për autorët, nuk dimë asgjë, vetëm nëpërmjet mediave.
Me Pëllumb Muharremin kam filluar të shoqërohem pas 2018-ës. Me të kam pasur raport shoqëror, herë kam punuar shofer, herë punë të tjera. Unë e kam shoqëruar si shok, nuk i njoh Plarent Dervishajn dhe as Julian Mecen vetëm nëpërmjet medias. Nuk i kam dëgjuar emrat e tyre, nga Pëllumb Muharremi. Nuk e mbaj mënd numrin që kam pasur në atë kohë, tani kam numër tjetër.
Pas kësaj dëshmia ka ndërhyrë avokati Ilia Ilia: A ke konstatuar që Pëllumb Muharremi përdorte, telefon të enkriptuar?
Stiven Mziut: Jo se kam idenë. Shoqërimi im ka qenë thjesht shoqëror. Nuk kam asnjë lloj dijenie për atentatin e 20 qershorit 2019 në Koxhas të Shijakut, ndaj këtyre personave. Sot nuk kam asnjë lloj raporti me Pëllumb Muharremin, nuk e kam idenë se ku është. Nuk kam asnjë lloj dijenie, për problemin e tokave në Hamallaj dhe rrushkull.
A keni dijeni për vrasjen e ish-gjyqtarit Skerdilajt Konomi? Kur je njohur me Pellumbin?
Stiven Mziut: Nuk kam asnjë lloj dijenie, në lidhje me ketë çështje… Nga 2018-2019, e kam njohur s’kam pasur asnjë lloj pune, kam qenë thjesht lidhje shoqërore. Nuk më ka përmend asnjë emër konkret. Edhe pas ngjarjes kur unë e kam taku. Nuk e kam taku sepse ai nuk është këtu.
Kur kanë filluar të gjuajnë në drejtim të makinës, në çfarë pozicioni ishte benzi?
Stiven Mziut: Ka nisur të gjuaj që kur ishte paralel me mua, s’jam në gjendje të them nëse mund të më kishte vrarë edhe mua apo jo.
arjan ndoj
Aktualitet
19 Shtator 2025, 15:50
E.d
KUKËS – Dy persona të cilët nuk iu bindën urdhërit të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin p...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 14:07
Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht si “Rrjeti më i mirë celular në Shqipëri”, pas vlerësimit nga kompan...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 13:17
E.d
Foto ilustruese
ELBASAN - Ngjarja e rëndë e cila ndodhi në Elbasan ka nxjerrë detaje të reja tronditse. Autori 37-vjeçar B....
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:51
E.d
ELBASAN – Një 15-vjeçare është përdhunuar seksualisht nga njerku i saj 37-vjeçar. Pas kësaj Polica ka arrest...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:41
I.A
Pajtime Fetahu dhe Suel Cela
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Në seancën e so...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:10
I.A
Arjan Ndoja dhe Ramazan Rraja
TIRANË- Gjyqi për atenatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka vijuar ditën e sotme me dëshminë e Ha...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 12:10
E.d
Pushka
KËLCYRË - Policia ka nisur hetimet ndaj një 19-vjeçareje, e cila dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me pushkë sportiv...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 11:32
I.A
SafeJournalists
TIRANË- Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe or...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 11:18
I.A
Arjan Ndoj
TIRANË- Vëllai i Bashkim Haxhiajt, ai akuzuar për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj, Arben Haxhiaj ka dëshmuar ...
Aktualitet
19 Shtator 2025, 11:03
E.d
Banesa
TIRANË - Banesa e Xhelal Mziut ish-kryebashkiakut të Kamzës dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike është goditur...