7 Maj 2025, 11:02
Nga I.A
Policia
TIRANË- Një tragjedi është parandaluar në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Kus në Tiranë. 45-vjeçari Luan Alla ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe fëmijët e mitur. Mësohet se policia ishte njoftuar për një konflikt në familje dhe sapo efektivët i janë afruar banesës, 45-vjeçari Luan Alla ka qëlluar në ajër me kallashnikov. Pas ngjarjes së rëndë Alla u arrestua nga policia, e cila sekuestroi edhe armën e zjarrit
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Forest”. Ndërhyrja e Policisë parandalon ngjarje të rënda kriminale në një familje, në fshatin Kus. Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur dhe rrezikoi jetën e punonjëve të Policisë pasi qëlloi me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre, gjatë ndërhyrjes në banesën e tij, vihet në pranga 45-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me fishek në fole dhe 1 mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndëhyrë në banesën e shtetasit L. A., i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç. Gjitashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
luan alla
Aktualitet
7 Maj 2025, 10:34
N.F
Foto
HAS- Një 21-vjeçare është vënë në pranga nga policia pas një konflikti të regjistruar ditën e djes...
Aktualitet
7 Maj 2025, 09:24
N.F
Takimi dhe Vezaj
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në "Facebook" ka ironizuar takimin e djeshëm të kreut t&eum...
Aktualitet
7 Maj 2025, 07:32
N.F
Foto
TIRANË- Individët e punësuar dhe personat fizikë nga zbritja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve të moshë...
Aktualitet
7 Maj 2025, 07:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ ...
Aktualitet
7 Maj 2025, 07:08
N.F
Foto
TIRANË- Sot, moti në Shqipëri do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë ditës, n&...
Aktualitet
6 Maj 2025, 22:25
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Më 30 prill të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli në vëmendje një tjet...
Aktualitet
6 Maj 2025, 22:24
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për qytetaren Viola Sterjo, pasi u provua...
Aktualitet
6 Maj 2025, 22:21
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vrasja me sfond mafioz që tronditi qytetin e Vlorës më 27 prill, ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hox...
Aktualitet
6 Maj 2025, 22:19
M.L
Endrit Ademi
ITALI- Një 24-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Milano, Itali. Viktima i identifiku...
Aktualitet
6 Maj 2025, 20:59
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një vajzë 20-vjeçare ka shkuar në Stacionin e Karabinierëve në Tor Bella Monaca, pasditen e 26 prill...