Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt e portaleve, 18 maj 2023
Titujt kryesorë të portaleve në vend
18 Maj 2023, 08:29Nga m.s
faqja e pare e Dosja.al
TIRANË- "Dosja.al" ka si kryeartikull rikthimin e deputetëve në Parlament. Pas zgjedhjeve të 14 Majit, deputetët do ti rikthehen punës në normalitetet, nga terreni elektoral do të zhvendosen në sallën e Parlamentit. "Klan.al" është ndalur në ngjarjen tragjike në Elbasan, ku 58-vjeçari, Tefik Tashi, vrau me sëpatë kunatën e tij, 44-vjeçaren, Alma Qevanin.
"BalkanWeb" dhe "Panorama" e hapin faqen e parë me aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet e Bashkisë së Tiranës, afati dhe dokumentacioni që duhet dorëzuar.
"Shqiptarja.com" ndalet tek zgjedhjet, ku votat e mbledhura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 Majit tregojnë një tablo dramatike për opozitën shqiptare. Ndërsa "Top Channel" ka deputetin demokrat Agron Gjekmarkaj, i cili analizon humbjen e thellë të së djathtës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.