"Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Diva e muzikës rrëfeu marrëdhënien që ka patur me prindërit e saj, artistët e mëdhenj Nina dhe Avni Mula.
TIRANË- Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte e ftuar sopranoja e njohur Inva Mula, e cila rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive dhe bëri një rrëfim të rrallë për jetën e saj. Diva e muzikës rrëfeu marrëdhënien që ka patur me prindërit e saj, artistët e mëdhenj Nina dhe Avni Mula.
“Fati më i madh që unë kam patur në jetë është se kam patur ata prindër”, tha Inva.
Sopranoja tha se mamaja e saj Nina Mula ka qenë shumë kërkuese me të dhe motrën e saj, “Kemi qenë shumë të disiplinuara”. Inva tregoi se të gjitha të ardhurat që mamaja e saj fitonte shkonin për kurset e tyre pas shkollës, duke filluar nga pianoja, frëngjishtja, anglishtja, italishtja e deri te rrobaqepësia.
Ndërkohë për babanë e saj, Avni Mula, sopranoja tha se ka qenë shumë tolerant, “Babi ka qenë më pak prezent në edukimin tonë. Ka qenë gjithë kohës i angazhuar duke krijuar dhe kompozuar. Kishte autoritet si prind dhe artist”.
Inva tha se dy prindërit e saj investuan tek ajo dashurinë për artin dhe punën e madhe që duhet të bëjë një artist që në moshë të vogël.
Gjatë bisedës Inva rrëfeu momentin e vështirë kur ajo rreth moshës 15-vjeçare kishte menduar të hiqte dorë prej muzikës dhe të fokusohej në një fushë tjetër sikurse shoqet e saj. Një moment i rëndësishëm ky, i cili falë Nina Mulës u menaxhua siç duhej, duke e këshilluar dhe bindur të bijën se ato së bashku duhet ta provonin njëherë nëse ja vlente apo jo që Inva të merrej me muzikë.
Sopranoja foli në program edhe për marrëdhënien me motrën e saj e cila për të do të ngelet gjithmonë “motra e madhe” të cilës ia dëgjon këshillat e vyera. Një moment i bukur për artisten ishte kur në studio u shfaq një videomesazh nga motra e saj, e cila kishte zgjedhur disa fjalë të bukura zemre për të.
Marrë nga Balkan Web
Aktivistet SARANDË- Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit reaguan sot në qytetin antik ndaj marrëveshjes p&eum...
Olsian Noreci SHBA- Olsian Noreci një emigrant nga Shqipëria, ka një histori mjaft interesante. Ai ka shkëmbyer dy letra me Presidentin...
Inva Mula TIRANË- Sopranoja e njohur Inva Mula këtë të diel ishte e ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndë...
Foto Ilustruese MALIQ- Moti i keq që përfshiu vendin ditën e sotme u ka shkatruar fermerëve dëme të shumta. Të pyetur ng...
Makina e aksidentuar LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Lezhë. Mësohet se aksid...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin to...
Foto ilustruese TIRANË- 6 muaj nga aplikimi i testit të drogës tek punonjësit e Policisë së Shtetit, 45 nga rreth 1750 efekti...
Pamje nga Lezha LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu, të cilat kanë kriju...
Foto ilustruese KORÇË- Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë vendin ka bërë që 2 fshatra të bashkisë Ma...
Foto ilustruese Para viteve 90, kjo bashki rezultonte me një sipërfaqe pyjore rreth 90.000 hektarë por sot 60.000 prej tyre janë humbur...