LIVE UPDATES
Aktualitet

'Rama ka lobuar në FBI për të luftuar opozitën'/ Lubonja: Punët e mbrapshta të tij e kanë çuar vendin në këtë gjendje

Analisti zbuloi se kryeministri ka mbajtur ekspozita për pikturat e tij edhe në Firence. Sipas Lubonjës, vëllai i pronarit të ekspozitës në Firence është i njëjti person që “ndërton kulla në Tiranë”.

27 Shkurt 2023, 20:01 Nga A.B
'Rama ka lobuar në FBI për të luftuar opozitën'/
Fatos Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Duke nisur nga mocioni me debat që pritet të zhvillohet në Parlament të enjten për çështjen “McGonigal” dhe shmangiet që i ka bërë kryeministri Rama këtij diskutimi, Lubonja i prekë të gjitha këto. Ai u ndal edhe tek publiciteti që Rama i bën vetes së tij tek ndërkombëtarët ku shprehet se ai “shitet si piktor”. I pyetur gjatë një interviste për 'News24' në lidhje me ekspozitën e Ramës në Hong Kong, analisti zbuloi se kryeministri ka mbajtur ekspozita për pikturat e tij edhe në Firence. Sipas Lubonjës, vëllai i pronarit të ekspozitës në Firence është i njëjti person që “ndërton kulla në Tiranë”.

"Mua më shqetëson se ne jetojmë dhe e dimë se si është e vërteta, edhe pse nuk i kemi provat konkrete. Edi Rama ka lobuar në FBI për të luftuar opozitën, dhe që blen njerëz brenda e jashtë vendit në vend që të bëjë punë të mira. Punët e mbrapshta të tij e kanë çuar vendin në këtë gjendje. 

Në këtë skandal ata të gjithë e dinë, edhe ata vetë. Ky është një skandal me përmasa të tilla që disa koshienca në PS duhet të tronditeshin. Të korruptosh deri te FBI është shumë. Këta tani thonë që nuk janë të vërteta. Nënkuptimi është që kjo është një shpifje dhe do gjejnë një të vërtetë për opozitën.

E keqja është se janë një bllok njerëzish që ndjekin rrugën e gabuar si ushtarë të rreshtuar dhe nuk reflektojnë as minimalisht ku po e çojnë vendin. Gjëja është shumë evidente, Duçka e Neza janë dy figura ndër shumë që kanë punuar për të blerë dhe ndryshuar opinionin publik ndërkombëtar. Unë ngulmoj se edhe non-grata e Berishës është iniciuar nga kryeministri. A është McGonigal, apo dikush tjetër nuk e di. Nuk kujtohet njeri për një ish-kryeministër si Berisha që kishte 8 vite pa qenë në pushtet.

Unë gjykoj se duhet të kishte një komision hetimor parlamentar përveç të tjerave. Jemi midis asaj që pretendojmë sikur jemi në demokraci dhe një realiteti ku këta bëjnë si të duan në një tirani të mazhorancës që nuk lejon as debat e asgjë. Do prodhojë zhurmë debati por nuk pres të sqarojë publikun. Ato do vijnë nga Amerika. Këta mohojnë edhe provat nga Amerika.

Që Rama bashkë me punën si kryeministër shitet si piktor në botë, e thotë hapur, por për fat të keq artin e ka bërë kur u bë kryeministër dhe ato i bën jashtë vendit, nuk hap ekspozita këtu dhe të ftojë njerëzit t’i shohin. Normalisht të gjithë artistët ekspozojnë në vendin e tyre. Kjo është një shou, ai kënaq egon e tij personale të pushtetit duke abuzuar me pushtetin. Kjo është një nga ekspozitat. E keni parë Casa Montin që ndërton kulla këtu, vëllai i tij në Firence ka një galeri arti ku ekspozon Rama. Ka apo jo konflikt interesi këtu? Vëllai i atij që ka ekspozitën ku del Rama ndërton kulla në Tiranë. Ky ka pafund abuzime të tilla. Duçka diku ka pasur interesa ose kanë pasur kinezët"-tha Lubonja.

Duke u ndalur te mbledhja e sotme e qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë, Lubonja u shpreh se Rama gënjen ndaj nuk duhet besuar:

"Takimi mes qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë ka problemin se sa i besueshëm është Rama në ato që thotë, pasi është si një gënjeshtar serial. E kishte mbuluar Ballkanin e Hapur me çështjen e Vjosës duke dalë si ndonjë ekologjist i madh. Nëse flitet për shkatërrim ekologjik në këtë vend është nga të gjitha anët, këtej bën aeroportin që prish gjithë ekosistemin. Vjosa vetë është prekur. T’i besosh Ramës që ka apo jo kinezë këtu, teksa dihet që Serbia ka lidhje me ta dhe Rusinë, çështja është Kosova. Këto do t’i marrim si rrëfenjat e Ramës që nesër i kundërshton edhe vetë", tha ai.

fatos lubonja edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet