Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por analiza laboratorike nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi dyshimet më të këqija. Helmimi ishte shkaktuar nga Salmonella enteritidis, bakter i rrezikshëm i lidhur zakonisht me konsumin e vezëve të kontaminuara. Investigimi ynë zbulon se furnizuesi i vezëve për këtë institucion ishte kompania Nelsa shpk, një emër i njohur në skandalet e tenderëve publikë.
GRAMSH- Në mesin e muajit maj, qyteti i Gramshit u përball me një ngjarje shqetësuese: dhjetëra fëmijë të një kopshti publik përfunduan në spital me simptoma të forta helmimi temperaturë, të vjella, diarre dhe shqetësime të forta të tretjes. Fillimisht, zyrtarët vendorë tentuan ta minimizonin ngjarjen, duke e paraqitur si “virus stinor”.
Por analiza laboratorike nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi dyshimet më të këqija. Helmimi ishte shkaktuar nga Salmonella enteritidis, bakter i rrezikshëm i lidhur zakonisht me konsumin e vezëve të kontaminuara. Investigimi ynë zbulon se furnizuesi i vezëve për këtë institucion ishte kompania Nelsa shpk, një emër i njohur në skandalet e tenderëve publikë.
Përmes një procedure të dyshimtë, kjo kompani fitoi tenderin vetëm për furnizimin me vezë në vlerën e 28,600 eurove, ndonëse nuk ofroi çmimin më të ulët. Sipas dokumenteve zyrtare, kompania ka ndryshuar pronësinë në mënyrë fiktive, duke kaluar aksionet tek të afërm të pronarit të dënuar më herët për korrupsion dhe furnizim me ushqime të kalbura në institucione shtetërore si burgje dhe spitale.
Nelsa shpk është vetëm një nga disa kompani që, pavarësisht historikut penal, vijojnë të fitojnë tenderë publikë përmes manovrave ligjore. Kompani si Dajti Park, Sinani Trading dhe 4S shpk janë gjithashtu pjesë e këtij zinxhiri një sistem klientelist ku mbizotëron mungesa e kontrollit dhe papërgjegjshmëria. Miliona euro nga buxheti i shtetit kanë përfunduar në duart e këtyre subjekteve, që shpesh kanë lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarë vendorë apo ish-funksionarë të lartë.
Në Gramsh, pasojat ishin të prekshme. Fëmijët e vegjël, më të pambrojturit, përfunduan në dhoma spitali disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërsa prindërit kërkonin përgjigje, institucionet zvarriteshin në deklarata të vakëta dhe pa përgjegjësi.
Ky rast është sinjal i qartë për dështimin e mekanizmave të kontrollit dhe mungesën e vullnetit për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht fëmijët, nga rreziku real që vjen kur ushqimi bëhet pjesë e një pazari me tendera.
Emisioni ynë sjell fakte, intervista, dokumente zyrtare dhe dëshmi që zbulojnë rrënjët e një skeme të përsëritur, ku shëndeti i qytetarëve vihet në rrezik për të mbushur xhepat e të njëjtëve emra që vazhdojnë të riciklohen në tenderat e shtetit./ Piranjat
Ervin Resuli TIRANA- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli përmes një postimi në "Facebook" thotë se në Maqedoninë...
Foto nga emisioni LEZHA- Qytetarja nga Lezha, Mimoza Kolndreu, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitin 2016 kuptoi se...
KORÇA- Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues 80-vjeçar ...
Foto nga emisioni SARANDA- Fiks Fare denoncoi disa veprime dhe vendime të Këshillit Bashkiak të Sarandës, i cili ka “injorua...
Foto nga emisioni KRUJË- Prej dy mujash “Piranjat” kanë dëshmuar me fakte masakrën mjedisore me mbetjet në dy qyt...
Foto nga emisioni DRIN- “Në fshatin Nimç ka patur mbi 10 galeri që shfrytëzoheshin në kohën e Komunizmit pë...
Foto nga emisioni SHIJAK- Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat“ mbërritën disa v...
Foto ilustruese BALLKAN- Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjer...
Florian Binaj TIRANA- Çdo mëngjes kur zgjohemi na shfaqen të njëjtat lajme në televizor ose celularë. Skandali i mbrëm...
Bruno Megale ITALIA- Kuestori italian Bruno Magale ka dhënë një intervistë për revistën javore ‘Famiglia Cris...