LIVE UPDATES
Aktualitet

Fermerët grekë kërkojnë forcë punëtore: Na mungojnë shqiptarët, ata janë më të mirët

Nënkryetari i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore Christos Giannakakis ka deklaruar se vitet e fundit në emër të botës së kultivimit bujqësor është ngarkuar me detyrën për të kërkuar dhe gjetur punëtorë sezonalë.

19 Prill 2023, 17:28 Nga I.A
Fermerët grekë kërkojnë forcë punëtore: Na
Fermeret greke

 

GREQI- Emigrantët shqiptarë janë një pjesë e rëndësishme e Greqisë, për shkak të punëve të ndryshme që ata bëjnë në shtetin fqinj. Por duket se vitet e fundit shqiptarët po preferojnë që të emigrojnë në vende të tjera për të punuar dhe jo më në Greqi, duke e ulur kështu numrin e fuqisë puntore në vend. Kjo ka bërë që fermerët grek të ankohen, pasi nuk po gjejnë dot punëtor për sezonin e frutave tani në maj-qershor. 

Për mediat greke ata janë shprehur se janë në pritje të punëtorëve nga Azia, pasi puntorët shqiptarë janë rralluar në Greqi. Nënkryetari i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore Christos Giannakakis ka deklaruar se vitet e fundit në emër të botës së kultivimit bujqësor është ngarkuar me detyrën për të kërkuar dhe gjetur punëtorë sezonalë.

Ai shprehet se kërkimet vijojnë në Egjipt, Vietnam, Indi, Pakistan, Tajlandë, Kazakistan, Peru, Ekuador dhe kudo tjetër.

“Grekët nuk dalin në fushë dhe Ballkani është tharë. Njerëzit largohen nga vendi i tyre për në Gjermani, Francë, Itali, ku kanë rroga më të larta, nuk do të vijnë tek ne. Bullgaria nuk ka punëtorë, po ashtu edhe Rumania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut. Ata po ikin për në Evropë, le ta harrojmë këtë drejtim, por nëse kemi fat, do të sjellim nga Kazakistani dhe më pas nga vendet e Azisë Juglindore”, tha ai.

Giannakakis thekson se gjetja e punëtorëve në vendet aziatike pengon procedurat komplekse burokratike të vendosura nga sistemi grek, veçoritë fetare dhe madje edhe rivalitetet gjeopolitike midis vendeve në fjalë. po ashtu ai tha se pala indiane reagoi ashpër kur u informua se Greqia po diskutonte dhe me Pakistanin për të marrë forca punëtore

“Kemi muaj që ndjekim autoritetet që të merren seriozisht me konsullatat. Mësojmë se njëmbëdhjetë zyrtarë janë dërguar në konsullatat tona në Indi. Stafi duhet të dërgohet edhe në vende të tjera për të dhënë viza, për të bërë punë burokratike. Deri tani ishim rehat me Shqipërinë. Ne i dërguam letrat në kufi, ata vunë një vulë dhe kaluan. Puna u krye shpejt. Aty, në këto vende aziatike, duhet të na dërgojnë pasaportat e punëtorëve, t’i depozitojnë në vetëqeverisjen e decentralizuar, të ikin atje për të shkuar në konsullatat që nuk kanë staf, të presin tre deri në katër muaj për t’u miratuar. Çdo vit shkojmë nga e keqja në më keq”, tha ai.

Një fermer tha se ata po rrezikojnë shumë duke marrë focë punëtore nga Azia, ndërkohë që është shprehur se u mungojnë shumë shqiptarët, pasi ata janë shumë punëtorë.

Ne e dimë se po rrezikojmë duke sjellë punëtorë nga Azia, sepse ata nuk e dinë punën, por ne nuk kemi zgjidhje. Ne e dimë që punëtorët më të mirë janë ata nga Shqipëria. Ata e dinë punën, janë më punëtorë, na njohin dhe ne i njohim, janë më afër”, tha Giorgos Chalkidis.

Mungesa e fuqisë punëtore në Greqi nuk është gjë tjetër veçse një simptomë e një patologjie më të gjerë, e ikjes së njohur të trurit, e cila kërcënon të destabilizojë ekonomitë dhe në përgjithësi të ardhmen e pothuajse të gjithë vendeve të Ballkanit. Të rinjtë detyrohen të largohen nga vendi i tyre në kërkim të një fati më të mirë në vendet e BE-së por edhe në Britani. Në Shqipëri, Bullgari, Rumani, Kroaci, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, kudo, të arsimuar dhe të paarsimuar, kërkojnë një mundësi për tu larguar, legalisht ose ilegalisht.

christos giannakakis giorgos chalkidis

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën