LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhunonte gruan dhe ngacmonte vajzën e saj të mitur, dërgohet për gjykim kryefamiljari në Fier

Prokuroria thotë se veprimet e kryefamiljarit konsistojnë në keqtrajtimin vijues të të miturës dhe kanë avancuar në veprime që kanë natyrë të ngacmimit seksual të saj.

19 Mars 2025, 10:12 Nga B.Z
Dhunonte gruan dhe ngacmonte vajzën e saj të mitur, dërgohet
Foto ilustruese

FIER - Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin me iniciale A.R i cili akuzohet për ngacmim seksual, dhunë dhe keqtrajtim i të miturve. 

Prokuroria bën me dije se nga hetimet ka rezultuar se ky person ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si dhe ka kryer veprime aktive ndaj të miturës R.Ç.  (fëmijës që shtetasja A.R kishte nga martesa e parë).

Prokuroria thotë se veprimet e kryefamiljarit konsistojnë në keqtrajtimin vijues të të miturës dhe kanë avancuar në veprime që kanë natyrë të ngacmimit seksual të saj.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.R. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Keqtrajtimi i të miturit’ parashikuar nga nenet 130/a/4, 108/a/2 dhe 124/b/1 të Kodit Penal.

Hetimet në kuadër të procedimit penal nr.1755 të vitit 2024, nisën pas shqyrtimit të kërkesës së shtetases B.R. ndaj bashkëshortit të saj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me objekt lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Në përfundim, gjyqtari i çështjes ka vlerësuar se faktet e referuara nga kjo shtetase përmbajnë elementë të veprës penale dhe për këtë shkak ka bërë referimin përkatës në prokurori.

Pas administrimit të referimit përkatës, organi i akuzës në bashkëpunim me policinë gjyqësore, ka arritur të provojë se në periudha të ndryshme, shtetasi A.R. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij si dhe ka kryer veprime aktive ndaj të miturës R.Ç.  (fëmijës që shtetasja A.R kishte nga martesa e parë), që konsistojnë në keqtrajtimin vijues të saj dhe kanë avancuar në veprime që kanë natyrë të ngacmimit seksual të saj.

Pas kryerjes së veprime hetimore të plota, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim kërkesën penale ndaj shtetasit A.R. për veprën penale “Dhuna në familje” në dëm të shtetases B.R. “Ngacmimi seksual” dhe  “Keqtrajtimi i të miturit” në dëm të miturës R.Ç, parashikuar nga nenet 130/a/4, 108/a/2  dhe 124/b/1 i K.Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve më të rënda në të ardhmen dhe që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.

prokuroria fier dhune keqtrajtim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj