18 Mars 2025, 22:36
Nga r.ll
lulzim berisha
TIRANË- Ish- kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është ekstraduar ditën e sotme nga Spanja. Berisha ka mbërritur pak minuta më herët në aeroportin e Rinasit.
Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2022. Ai ka humbur betejën ligjore në Spanjë, duke kundërshtuar ekstradimin në Shqipëri, pas 15 muajsh qëndrim atje, ku u gjet i transformuar, me mjekër të bardhë dhe tatuazhe në duar, duke përdorur një identitet bullgar.
Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Berisha u lirua me kusht nga burgu në 5 dhjetor të vitit 2016, 5 vite para afatit nga trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit Durrës. 4 vite më pas, Berisha është shpallur në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet për ngjarje të tjera kriminale, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.
Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës. Lulzim Berisha "ra" edhe në sitën e OFL, e cila njoftoi se ai është subjekt i paketës Anti-KCK dhe se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë dhe burimin e origjinës.
Në tetor 2024 Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame. Vendimi për pushimin e çështjes u dha me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Kjo është hera e dytë që SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ka prova që implikojnë këta dy persona në vrasjen e Lames. Herën e parë, trupa e gjykimit ia ktheu kërkesën prokurores Elida Kaçkini, duke kërkuar nga kjo e fundit hetime shtesë.
lulzim berisha
Aktualitet
18 Mars 2025, 22:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një ambient ku kultivohen lëndë narkotike është zbuluar në zonën e Laknasit.
Sipas raporti...
Aktualitet
18 Mars 2025, 21:28
N.F
Tiranë
LEZHË- Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në mes t&...
Aktualitet
18 Mars 2025, 21:24
N.F
Lezhë
LEZHË- Një prind solli shqetësimin e tij për Qendrën Kulturore të fëmijëve në Lezhë, që &...
Aktualitet
18 Mars 2025, 21:21
N.F
Elbasan
ELBASAN- Edhe mbrëmjen e së martës emisioni Fiks Fare u fokusua në masakrën mjedisore që po ndodh në liqenin e T...
Aktualitet
18 Mars 2025, 21:12
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër. Gazetarja Klodia...
Aktualitet
18 Mars 2025, 21:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ervis Alisinanaj i shkruan Eldjon Alushaj.
‘Tek ai vend ka ardhur raportim edhe me emrin e babait tënd dhe nes&eum...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:56
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bisedat Sky Ecc
4 Gusht 2020
Kristo Qirici komunikon me Ervis Alisinanaj, oficer policie, me pseudonimin ‘Bjondi&rsquo...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:49
r.ll
kristo qirici
TIRANË- Bisedat Sky Ecc
17 Maj 2020
Elvis Dërvishi bisedon me Kristo Qiricin.
Sipas bisedës diskutohet për të kal...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Por komunikimet midis grupit kriminal vazhdojnë edhe në muajt në vazhdim ku ata përgatiten për të...
Aktualitet
18 Mars 2025, 20:43
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Elvis Dërvishi bisedon me Eldjon Alushaj.
‘Ai Fadili ka folur vëlla për atë muhabetin. Dyshoj thot&...