6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2022.
TIRANË- Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, është vënë në pranga më 14 dhjetor të vitit 2023 në Spanjë, ndërsa sonte është ekstraduar në Shqipëri. Pak minuta më herë, Berisha ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.
Lulzim Berisha ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare që prej vitit 2022. Ai ka humbur betejën ligjore në Spanjë, duke kundërshtuar ekstradimin në Shqipëri, pas 15 muajsh qëndrim atje, ku u gjet i transformuar, me mjekër të bardhë dhe tatuazhe në duar, duke përdorur një identitet bullgar.
Po kush është Lulzim Berisha?
Lulzim Berisha njihej si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda në vend. Banda e Durrësit e ka nisur aktivitetin e saj që prej vitit 1998, ku Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.
Historiku i krimeve të Bandës së Durrësit
-17 tetor 1998
Organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998.
-29 tetor 1998
Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, mbi bandën e Durrësit rëndon akuza e dy vrasjeve të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri.
-22 gusht 1999
Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998. Ai që mbeti i plagosur një vit më parë, Marsel Sotiri, më u ekzekutua në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.
-9 korrik 2000
Prokuroria akuzon bandën për një tjetër vrasje. Këtë herë për atentatin ndaj Dritan Dishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit.
-14 janar 2002
Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas është ekzekutuar shtetasi Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit.
-2003
Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.
-26 shkurt 2005
Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Një nga ish-bashkëpuntorët më të ngushtë të Lul Berishës, Saliu u vra 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.
-13 tetor 2005
9 muaj më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.
-30 tetor 2005
Hakmarrja e grupit të kryesuar tanimë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e Ilir Kolgjinit, mik i Lul Berishës. Vrasja ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.
-6 prill 2006
Data e mësipërme do të shënontë goditjen e një prej bandave më të rrezikshme në vend në Tetovë. Lulzim Berisha, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “bandën e Durrësit” mes vrasjesh e trafiqesh droge dhe armësh do të arrestohej në Maqedoni pas një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Shqipëria.
Foto ilustruese TIRANË- Një ambient ku kultivohen lëndë narkotike është zbuluar mbrëmjen e sotme në zonën...
lulzim berisha TIRANË- Ish- kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha është ekstraduar ditën e sotme nga Spanja. Be...
foto ilustruese TIRANË- Një ambient ku kultivohen lëndë narkotike është zbuluar në zonën e Laknasit. Sipas raporti...
Tiranë LEZHË- Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në mes t&...
Lezhë LEZHË- Një prind solli shqetësimin e tij për Qendrën Kulturore të fëmijëve në Lezhë, që &...
Elbasan ELBASAN- Edhe mbrëmjen e së martës emisioni Fiks Fare u fokusua në masakrën mjedisore që po ndodh në liqenin e T...
foto ilustruese TIRANË- Janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në Shkodër. Gazetarja Klodia...
foto ilustruese TIRANË- Ervis Alisinanaj i shkruan Eldjon Alushaj. ‘Tek ai vend ka ardhur raportim edhe me emrin e babait tënd dhe nes&eum...
foto ilustruese TIRANË- Bisedat Sky Ecc 4 Gusht 2020 Kristo Qirici komunikon me Ervis Alisinanaj, oficer policie, me pseudonimin ‘Bjondi&rsquo...
kristo qirici TIRANË- Bisedat Sky Ecc 17 Maj 2020 Elvis Dërvishi bisedon me Kristo Qiricin. Sipas bisedës diskutohet për të kal...