LIVE UPDATES
Aktualitet

FinTech në Shqipëri, një sukses i Credins bank dhe UET

Projektet inovatore janë nje tjetër hap i ndërmarrë nga Credins, siç ishte dhe rasti i lançimit të programit mësimor master FinTech, vitin e kaluar.

12 Shtator 2023, 12:29 Nga Dosja.al

FinTech në Shqipëri, një sukses i Credins bank dhe UET

Industria bankare është tashmë një nga industritë më prestigjoze dhe më të rëndësishme për zhvillimin, mirëqenien sociale në ekonominë e vendit. E konsideruar si një nga punëdhënësit më të rëndësishëm për sa i përket kushteve të punës, mundësive të zhvillimit të karrierës, sot kjo industri konsiderohet edhe në vendin tonë mjaft e pëlqyer. Një nga bankat që sot është model punësimi si dhe i zhvillimit profesional, është edhe Credins bank. Një bankë që çdo ditë njeh rritje absolute në imazh për shkak të investimeve të mëdha që ka bërë në të gjithë infrastrukturën e saj në burime njerëzore, krijimin e kushteve të punës, benefiteve shtesë që ofron etj. Një tjetër arsye që e rendit Credins si një institucion të suksesshëm, është realizimi dhe zhvillimi i internships (praktika mësimore), duke ju dhënë mundësi mjaft të rinjve që paraprakisht të bëjnë praktikën e tyre nëpërmjet programit të suksesshëm ‘You are Credins’ dhe me pas edhe të punësohen në këtë bankë.

Projektet inovatore janë nje tjetër hap i ndërmarrë nga Credins, siç ishte dhe rasti i lançimit të programit mësimor master FinTech, vitin e kaluar. Programi studimor që ofrohet nga universitetet më të njohura në botë, erdhi për herë të parë në Shqipëri si bashkëpunim me një nga universitetet më të mira sot, Universiteti Europian i Tiranës. Duke parë që investimet në teknologji në përmirësimin e hardware-ve dhe software-ve,  janë prioritet tashmë në industrinë bankare, ky bashkëpunim u pa si një alternativë në kohën e duhur. Në Credins teknologjia e informacionit si dhe integrimi i financë & teknologji, është një proçes i vazhdueshëm që përditësohet me trendet e reja. Kjo është një ndër arsyet pse programi master FinTech erdhi si një domosdoshmëri për të gjetur dhe zbuluar talente të reja që e duan këtë fushë e cila, sjell shumë dinamika në tërësi të proçesit të saj. Një program master profesional, në degën “Teknologji Informacioni e Aplikuar në Financë”, qëllimi i të cilit është të aftësojë punonjësit aktual si dhe ata të ardhshëm potencial në fushën e teknologjisë më të fundit në sistemet e informacionit.

Falë kurikulave mjaft të avancuara, të cilat ndërlidhen me standardin e atyre europiane, studentët shqiptarë kanë mundësinë të pasurojnë dijet e tyre në fushat si: IT, E-Banking, Siguria Kibernetike, Software Inxhinierike, Integrimin e të dhënave e deri tek lëndë financiare specifike të lidhura ngushtësisht edhe me sistemin bankar. Në fund të të gjithë ciklit mësimorë, studentët do të kenë përvetësuar njohuri të thelluara mbi mirëmbajtjen e sistemeve të informacionit, të bëjnë projektime dhe zhvillojnë ato. Do të jenë të aftë të menaxhojnë bazat e të dhënave dhe rrjetave kompjuterike, inxhinierimin e software-ve, e mbi të gjitha do të zgjerojnë njohuri mbi sektorin bankar. Një staf pedagogjik mjaft i kualifikuar i UET-it, programe mësimore metodologjia e të cilave ofrojnë njohuri të thelluara, e bëjnë FinTech tashmë një degë mjaft të pëlqyer. E konsideruar si një fushë me shumë vlerë në të gjithë botën, ky program vjen për studentët si një mundësi për ta zhvilluar karrierën e tyre në një nivel shumë profesional. Rëndësia e këtij programi master, kohëzgjatja e të cilit është 2 vjet, qëndron edhe në avantazhet financiare mjaft fleksibël dhe lehtësuese që ofron. Bursë 50% të pagesës vjetore për secilin vit të masterit, e cila mbulohet nga Credins bank. Praktikë mësimore e paguar nga banka, minimalisht për 6 muaj në secilin vit. Në këtë kuptim, përveç praktikës së tyre mësimore studentët me preformancën më të lartë, do të kenë mundësi edhe të paguhen, një praktikë shpërblyese kjo dhe motivuese e Credins bank. Tashmë shumë studentë që kanë përfunduar këtë program studimor, janë pjesë e skuadrës Credins. Gjithashtu studentët përfitojnë trajnime dhe çertifikata kualifikuese në fushat si: komunikim efektiv, zgjidhje e konflikteve dhe problematikave, menaxhim i kohës, menaxhim i projekteve, etj, të cilat ofrohen nga banka me mentorët më të mirë. Trajnimet online në platformën Credins LMS (Learning Management System) janë disa nga mundësitë alternative që banka ofron. Credins renditet sot si një nga institucionet prestigjoze që përveç zhvillimit të karrierës, ofron një mjedis komod dhe modern, duke bërë që punonjësit të japin gjithmonë maksimumin e tyre në punë.

FinTech në Shqipëri, një sukses i Credins bank dhe UET

Ndër vite Credins bank është një nga investitorët më të rëndësishëm në fushën e arsimit, i cili kohë pas kohe në forma të ndryshme ka kontributin e saj të veçantë. Objektivi i Credins është investimi tek rinia shqiptare në mënyrë që potencialin e tyre ta shprehin në çdo fushë për tu bërë qytetarë të elitës, në të mirë të vetes dhe vendit të tyre.

credins bank fintech

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet