LIVE UPDATES
Aktualitet

Fitoi të drejtën e pronës deri në Gjykatën e Lartë, Kastrastra nuk ia njeh

Në vitin 2001, Hipoteka e Shkodrës regjistroi mbi truallin e qytetarit edhe disa qytetarë të tjerë, sikur këta të fundit e kishin përfituar me ligjin 7501.

6 Dhjetor 2022, 22:28 Nga I.A
Fitoi të drejtën e pronës deri në Gjykatën e
Zamir Bashli

SHKODËR- Zamir Bashli denoncoi në Stop problemet me një pronë të blerë në vitin 1996 me dokumente të rregullta pranë noteres. Bëhet fjalë për rreth 1000 m2 truall dhe disa godina të ish-pularisë në fshatin Boks të Shkodrës.

“Deri në 2001 e gëzova si pronë pa asnjë lloj problemi, pa asnjë detyrim ndaj shtetit, apo individi tjetër”, tha ai.

Në vitin 2001, Hipoteka e Shkodrës regjistroi mbi truallin e qytetarit edhe disa qytetarë të tjerë, sikur këta të fundit e kishin përfituar me ligjin 7501.

“Kanë arritur me falsifikim dokumentesh të japin me 7501 tokë bujqësore në truallin që shikoni vetë”, tha ai.

Pas 7 vitesh gjyq, Zamiri e fitoi të drejtën e tij, por sërish u gjet një kleçkë për ta penguar ta gëzojë pronën.

KLSH nxorri një kufizim mbi këtë pronë, me pretendimin, se në origjinën e tij mungon një dokument.

“Në vitin 2018 më vjen një urdhër nga KLSH më thonë të kanë kufizuar pronën. Dokumentet mund të verifikojnë që e kam blerë ligjërisht pronën. Ato ishin vetëm për të bërë presion për të dhënë ryshfet. Armiku në atë kohë ishin drejtuesit e Hipotekës të cilët nuk kishin rast e orë për të nxjerrë justifikime vetëm e vetëm për të marrë ryshfet. Një nga ordinerët që e njohin të gjithë ishte drejtues, pastaj u bë nëndrejtor, pastaj prapë drejtor. Një ndër më të korruptuarit. Delja e zezë që mund të njihet si drejtues në rrethin e Shkodrës për masakrat në breg të detit në daç me qytetarët është i vetmi ky. Interesi i tij është vetëm se është mësuar të marrë ryshfet”, tha denoncuesi.

KLSH tha për “Stop”, se kufizimi i këtij institucioni ka fuqi vetëm 30 ditë. Heqjen e kufizimit e ka në juridiksion Kadastra. Por Kadastra Shkodër nuk e hoqi këtë kufizim. Në verën e 2021-shit, drejtuesi i Hipotekës Shkodër, Flladi Dano, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e rastit.

Zamir Bashli paraqiti gjithë dokumentacionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Kadastrës në Tiranë. Pas tre muajsh, grupi i punës deklaroi se prona e Bashlit ka mbivendosje, kur në fakt kartelat e pasurisë janë në emër të tij.

Për ta zvarritur problemin, grupi i punës ky grup ka marrë vendim, që këtë çështje ta çojë për hetim administrativ në Ministrinë e Drejtësisë. Por as Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetencë të interpretojë vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Qysh kur më kanë filluar problemet juridike me hipotekën e Shkodrës më janë refuzuar të gjitha. Mua më kanë penguar për çdo zhvillim të aktiviteti. Më kanë sjellë një dëm ekonomik, moral, përveç asaj edhe streset familjare janë të pafundme”, u shpreh denoncuesi.

Marrë nga Tv Klan

zamir bashli

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit