Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
FOTO/ Dyshohet se u dhunua barbarisht nga motrat Berisha, Klea Prenga publikon pamjet e reja me shenjën në fytyrë
Me anë të pamjeve të publikuara, Prenga tregon se është duke u rikuperuar, teksa shenja në fytyrë duket ende.
25 Gusht 2024, 20:16Nga M.B
Motrat Berisha dhe Klea Prenga
TIRANA- Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në profilin e saj në Instagram, ku tregon gjendjen e saj disa javë pasi dyshohet se u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj në një lokal në Tiranë. Me anë të pamjeve të publikuara, Prenga tregon se është duke u rikuperuar, teksa shenja në fytyrë duket ende.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës. Ato e dhunuan atë fizikisht, e më pas u arratisën. Ndërkohë, policia i ka shpallur në kërkim motrat Berisha ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.
Disa ditë më parë, policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më mbrapa motrat Berisha.