LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Gjermania dhuron 5 automjete dhe pajisje logjistike Policisë së Shtetit

Ato do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar për qytetarët, si dhe të efektivitetit të përmbushjes së detyrave funksionale, nga punonjësit e Policisë.

26 Janar 2023, 15:10 Nga I.A
FOTO/ Gjermania dhuron 5 automjete dhe pajisje logjistike Policisë së
Peter Zingraf dhe Policia

TIRANË- Policia Federale Gjermane dhuron 5 automjete dhe një sërë pajisjesh të tjera logjistike, të cilat i shtohen flotës operacionale të Policisë së Shtetit. Automjetet dhe pajisje të tjera u dhuruan nga Policia Federale Gjermane dhe ambasada e Gjermanisë, në Shqipëri. Ato do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar për qytetarët, si dhe të efektivitetit të përmbushjes së detyrave funksionale, nga punonjësit e Policisë. Donacioni me vlerë rreth 560 000 euro, iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nga Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka falënderuar Zingraf, dhe përmes tij, homologun dhe kolegët e Policisë gjermane, për këtë donacion tejet të rëndësishëm për Policinë e Shtetit. Drejtori theksoi se kolegët gjermanë i ka patur në krah, që në fillim të detyrës së tij, jo vetëm përmes fjalëve, teknikaliteteve dhe burokracive, por me ndihma dhe bashkëpunime konkrete dhe operacionale, të cilat përkthehen në siguri dhe prosperitet, për qytetarët, dhe në ndëshkueshmëri dhe zero tolerancë, për krimin në përgjithësi dhe për krimin e organizuar në veçanti. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm shprehu se ndihma dhe kontributi i vazhdueshëm i Policisë gjermane dëshmojnë besueshmërinë, partneritetin dhe profesionalitetin që Policia e Shtetit shkëmben me kolegët ndërkombëtarë, dhe se ky donacion vjen në kohën më të favorshme për Policinë e Shtetit, kur qasja e re institucionale duhet të mbështetet me logjistikë dhe teknologji bashkëkohore, në mënyrë që qytetarët të shohin rezultate shumë pozitive. Më tej, Drejtori i Përgjithshëm shtoi se punonjësit e Policisë së Shtetit gëzojnë integritetin dhe profesionalizmin e duhur, dhe se janë tërësisht të angazhuar, për të qenë krah për krah, me kolegët gjermanë, në betejat e përbashkëta kundër fenomeneve kriminale.

Ky donacion përbëhet nga 5 automjete, nga të cilat, 1 autoambulancë dhe pajisje të tjera, me vlerë rreth 560 000 euro. Ky set logjistik do të rritë kapacitetet profesionale të Departamentit për Kufirin dhe Migracionit dhe të njësive speciale, shpejtësinë e reagimit operacional të tyre, në terren, si dhe do të ndikojë në përmbushjen sa më efikase të detyrave funksionale të punonjësve të Policisë, në drejtim të luftës kundër krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

 Zingraf gjatë fjalës së tij, falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për qasjen e re profesionale dhe për klimën bashkëpunuese që ka implementuar në Policinë e Shtetit. Për z. Zingraf, bashkëpunimi midis Policisë shqiptare dhe asaj gjermane është real, konkret dhe i prekshëm nga qytetarët, pasi është i ndërtuar mbi baza besimi dhe vendosmërie të përbashkët, për të garantuar rend dhe siguri publike, për qytetarët e të dy vendeve. Ambasadori gjithashtu theksoi se Policia Federale Gjermane dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese do të vijojnë të jenë krah për krah me Policinë e Shtetit, si partnerë, miq dhe kolegë gjatë operacioneve, për përmbushjen e misionit të përbashkët.

policia e shtetit peter zingraf


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet