Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.
VLORË- Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos. Ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.
Projekti synon mirëadministrimin e zonës, e cila ka nisur të jetë një destinacion turistik i privilegjuar, duke respektuar normat mjedisore dhe duke ofruar kushte sa më të larta sigurie lundrimore. Hapi tjetër do të jetë përshtatja joinvazive e objekteve të kompleksit që nuk gëzojnë më funksione ushtarake, me qëllim krijmin e një atraksioni turistik të qëndrueshëm.
Projekti synon gjithashtu të rikthejë në gatishmëri teknike këto asete të çmuara të Forcës sonë detare, të cilat mund të shërbejnë për qëllime stërvitjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Hapja e tunelit është kryer nën drejtimin e stafit inxhinierik te Batalionit të xhenios dhe kaloi pa asnjë problem pavarësisht mbi 3 dekadave mosaktivizim.
Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos. Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj. Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur.
Foto ilustruese TIRANË- Sezoni veror këtë vit është shoqëruar me zhvillime dinamike, por edhe polemika. Në njër&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Shumica e vendasve kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri për pushimet e tyre verore, dhe d...
Foto ilustruese TIRANË- Teksa qeveria numëron me krenari rritjen e numrit të turistëve të huaj, duket se biznesi nuk ësht&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore të nxehta Afrikane duke bër&e...
Foto ilustruese MALIQ- Një 59-vjeçar është plagosur aksidentalisht, teksa po priste dru së bashku me djalin e tij në f...
Aksidenti KORÇË- Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogr...
Pogradec POGRADEC- Një personi është gjetur i shtrirë në rrugë zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2...
Pogradec POGRADEC- Një incident është regjistruar pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se pak minuta më parë ësht&...
Zjarr MALIQ- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Vreshtas të Maliqit. Mësohet se zjarri ka rën...
Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria vendosi të ndalojë importin e deleve dhe të dhive nga Greqia pas përhapjes në vendin f...