LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Marrëveshja për emigrantët, aktivistë të shoqërisë civile, protestë para portit të Shëngjinit: Europa që ne duam nuk është Europa e Melonit, e Von der Leyen apo e Ramës

Protestuesit u mblodhën para portit të Shëngjinit teksa raportohet se kapatur dhe prezencë të shtuar të policisë.

1 Dhjetor 2024, 13:00 Nga M.B
FOTO/ Marrëveshja për emigrantët, aktivistë të
Protesta

LEZHA- Aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria kanë protestuar kundër dhunimit të të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane për t'i dërguar në kampet në Shqipëri në bazë të marrëveshjes Meloni-Rama. Protestuesit u mblodhën para portit të Shëngjinit teksa raportohet se kapatur dhe prezencë të shtuar të policisë.

Kjo protestë vjen pas mbërritjes së dy grupeve të emigrantëve në Shqipëri të cilët u rikthyen pasi gjykata italiane rrezoi në të dyja rastet vendimin e qeverisë Meloni.  Një prej protestuesve deklaroi për mediat se do vazhdojnë protestat kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tij kërkojnë një Europë, Shqipëri dhe Itali më demokratike.

“Kemi protestuar me aq sa kemi mundur kundër kësaj marrëveshje. Është një farë shtyse shumë e fortë që jo vetëm këtë marrëveshje, por me të gjitha këto lloj marrëveshjes ta vazhdojmë rezistencën tonë.

Solidariteti juaj është forcë për ne, forcë për të gjithë ata emigrantë. Europa që ne duam nuk është Europa e Melonit, nuk është Europa e Von der Leyen, nuk është Europa e Ramës, por e demokracisë.

Ne do të luftojmë dhe do jemi për një Europë më demokratike, një Itali më demokratike dhe një Shqipëri me demokratike, ku emigrantët të jenë pjesë integrale e shoqërisë dhe të trajtohen si gjithë të tjerët me të drejta të barabarta”, tha ai.

Duket se Roma zyrtare po has vështirësi për marrëveshjen për emigrantët, në lidhje me dërgimin e tyre në qendrën e pritjes dhe më tej të izolimit në Shëngjin dhe Gjadër. Të dy grupet që u dërguan në muajt tetor dhe nëntor u rikthyen pas vendimeve të Gjykatës italiane dhe problemeve me paditë e hapura deri në gjykatat europiane.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjithsesi shprehet e vendosur t’i shkojë deri në fund paktit qeveritar me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu mediat italiane shkruajnë se për qeverinë Meloni mënyra sesi po shkojnë procedurat dhe përplasja me drejtësinë për listën e vendeve të sigurta, është 'më mirë' që të përmbyllet me një përplasje midis Romës dhe Brukselit.

Reagimi i parë i qeverisë Meloni pas rastit të fundit të emigrantëve që u dërguan në Shqipëri dhe që “u detyruan” nga një vendim gjykate të kthehen në Itali, ishte i menjëhershëm teksa u shprehen të bindur se gjykatësit janë gabim.

marreveshja per emigrantet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet