Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
FOTO/ Mbi 350 ushtarë britanikë dhe 70 automjete ushtarake mbërrijnë në kampin Bondsteel në Kosovë
Pas përfundimit të misionit, Rojet Skoceze do të kthehen në bazën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
23 Gusht 2025, 09:22Nga r.ll
automjetet
All - Paragraf - 1
KOSOVË- Rreth 70 atomjete ushtarake dhe më shumë se 350 trupa të “Scots Guards” kanë mbërritur në kampin Bondsteel në Kosovë.
Kontigjenti i personelit ushtarak britanik do të zhvillojë aktivitete stërvitore së bashku me pjesëtarë të KFOR-it, ndërsa ky aktivitet është pjesë e trajnimeve të rregullta që synojnë të rrisin gatishmërinë operacionale për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve të sigurisë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, kjo shënon përfundimin e dislokimit të përkohshëm të forcave rezervë në Kosovë, në misionin e KFOR-it për qëllime të stërvitore.
“Kontingjenti britanik, ka më shumë se 350 ushtarë të “Rojeve Skoceze” (Scots Guards), do të zhvillojë aktivitetin e stërvitore së bashku me personelin e KFOR-it”- thuhej në njoftimin e djeshëm të KFOR-it. Ndërkohë pas përfundimit të misionit, Rojet Skoceze do të kthehen në bazën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.