Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
FOTO/ U sekuestruan me urdhër të SPAK, pamje nga bizneset që dyshohet se u ndërtuan nga aktiviteti kriminal
Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në një kohë që SPAK vijon hetimet në kuadër të operacionit "Ura", ku në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Eurojust u godit grupi kriminal me bazë në Durrës.
28 Qershor 2025, 13:42Nga r.ll
pamjet e bizneseve
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e 12 milionë eurove pasuri në qytetin e Durrësit, që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal.
Disa prej këtyre pasurive janë në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k, ndërsa të tjera janë në pronësi të personit në hetim, Elvis Doçit e familjarëve të tij dhe Ervin Zeqirit e Juxhin Drazhit.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e disa prej bizneseve, që u sekuestruan me urdhër të SPAK.
Sekuestrimi i këtyre pasurive vjen në një kohë që SPAK vijon hetimet në kuadër të operacionit "Ura", ku në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Eurojust u godit grupi kriminal me bazë në Durrës.
Në kuadër të këtij operacioni autoritetet lëshuan 52 urdhër-arreste ndaj anëtarëve të grupit që merrenin me trafikim të drogave të forta dhe pastrim parash. Ndërkohë vetëm një pjesë e personave ndaj të cilëve u lëshua urdhërarresti janë vënë në pranga.