LIVE UPDATES
Aktualitet

Fotografuan uzinën në Gramsh, Apeli lë në burg 2 rusët dhe ukrainasin! Avokati: E padrejtë

Ukrainasi Fedir Alpatos ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë në Rusi, por ka jetuar në Kinë.

20 Shtator 2022, 14:37 Nga k.m.
Fotografuan uzinën në Gramsh, Apeli lë në burg 2 rusët
Pamje nga seanca

TIRANË- Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatos që sulmuan uzinën e Gramshit kanë dalë sot para Gjyaktës së Apelit për të ndryshuar masat e sigurisë. Të tre, kanë apeluar masën e sigurisë 'arrest me burg', duke kërkuar kështu një masë më të lehtë. Ukrainasi Fedir Alpatos ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë në Rusi, por ka jetuar në Kinë.

“Jam në gjendje të rënduar emocionale, nuk kam qenë asnjëherë në Rusi, kam jetuar në Kinë,”- mësohet të ketë thënë ai.

Nga ana tjetër, avokati i tij, Saimir Visha ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë me argumentin se ukrainasi duhet të vijojë doktoraturën, e po ashtu ka kërkuar një përkthyer për të.

“Mendoj që duhet të respektohet gjuha amtare që sot po dhunohet me gjuhën ruse duke mos pasur logjikë, pasi sot personi në fjalë ka një vëlla që ka një krah të prerë prej luftës ruse dhe ne i kërkojmë të flasë dhe kuptojë gjuhën ruse. Sa i përket arrestit dhe regjistrimit të çështjes, klienti im është arrestuar për dy vepra, cenimi dhe sigurimi i te dhënave. Ne nuk kemi asnjë prove ne dosje që është futur në repartin ushtarak dhe nuk kanë lidhje fare. Cila është prova, cili është agjenti? Një student, një bloger? Dy ushtaraket flasin vetëm për një person, përse marrim tre veta, këta student nga Ukraina vendi i të cilit është ne lufte, të vuajë dënim me burg. Është student në doktoraturë, vijnë nga Durrësi dhe ikën në Gramsh, për turizëm dhe papritur e gjejnë veten në burg. Ky është viktimë, po e lini dhe pa shkollë, në Poloni Varshave, sa ka mbaruar masterin dhe është ne doktoraturë. Familja e tij ka dalë në luftë në Ukrainë. Fakti që ka shkuar në Gramsh nuk përbën vepër penale. Duhet të gjeni provat pastaj të shkoni tek kufizimi i lirisë. Flagranca është ndryshe nga çfarë është shkruar në dokument. Ai as ka qenë në repartin ushtarak. Ai nuk është reparti ushtarak i mirëfilltë pasi është i deklasifikuar. Të paktën mos t’i ndërpresim doktoraturën online se mirë lufta që i ka zënë, por të paktën mos të humbasë këtë investim që ka bërë. Në këto kushte kërkoj ta ndryshoni vendimin,"- tha ai.

Ndërkohë Gjykata e Apelit pas përfundimit të seancës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit për masën e sigurisë "arrest me burg" për dy usët, Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailovi 25 vjeç.

Pas përfundimit të seancës avokati foli sërish për mediat ku u shpreh se ky është një vendim i padrejtë dhe jo i mbështetur në fakte. Sipas Vishës ata janë blogorë dhe Prokuroria nuk ka anjë fakt kriminal ndaj tyre. Ai u shpreh se shumë shpejt do të jetë vetë Prokuroria e Elbasanit ajo që do ta pushojë këtë çështje.

“Ishte një debat shumë i madh ndërmjet mbrojtjes dhe gjyqtarit. Përpara një vendimi ku nuk ka fakt kriminal. Te tre duhet të ishin të lirë sot, asnjë nga vendet e botës nuk është marrë me studentë që janë blogerë. Do i drejtohemi Gjykatës së lartë me rekurs, e vetmja e drejtë që na u dha sot pas një maratone 2 orë e gjysmë. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim, duke i konsideruar të pafajshëm përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë, askush nuk mund të thotë për spiunazh. Mendoj se do të jetë prokuroria e Elbasanit që do ta pushojë këtë çështje herët ose vonë. Prova nuk ka për fakte kriminale”, u shpreh avokati Vishaj.

Dy rusët, Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.

mikhail zorin zvetlana timofeeva

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje