LIVE UPDATES
Aktualitet

Sherri mes të rinjëve dhe efektivëve, Policia jep shpjegime: Nisi sherri pas kontrollit, kërkuan ndihmë nga kolegët

Në lidhje me këtë Policia sqaron se efektivët ishin njoftim se në një ambient në rrugën “Naim Frashëri”, disa persona shqetësonin banorët me zhurma, ndaj dhe patrulla kishte nisur për kontroll dhe kanë filluar t’i kundërshtojnë ata me dhunë.

20 Shtator 2022, 14:21 Nga k.m.
Sherri mes të rinjëve dhe efektivëve, Policia jep shpjegime: Nisi
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar edhe një herë për ngjarjen e mbrëmshme, ku u arrestuan 6 të rinj, si dhe mbetën të plagosur dy efektivë. Në rrjetet sociale qarkullon një video ku shihet sesi policia shoqëron adoleshentët. Në lidhje me këtë Policia sqaron se efektivët ishin njoftim se në një ambient në rrugën “Naim Frashëri”, disa persona shqetësonin banorët me zhurma, ndaj dhe patrulla kishte nisur për kontroll dhe kanë filluar t’i kundërshtojnë ata me dhunë.

Dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorej ndaj tyre, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve për shkak të situatës së krijuar. Ndërsa pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, për të neutralizuar dhunën mbi dy punonjësit e Policisë, kanë shoqëruar 6 të rinjt të identifikuar vetëm me iniciale.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen disa punonjës policie që shoqërojnë me forcë disa shtetas, ju sqarojmë se: Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në një ambient në rrugën "Naim Frashëri", disa persona shqetësonin banorët, me zhurma. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar disa shtetas, të cilët nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe kanë filluar t’i kundërshtojnë ata me dhunë. Dy punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorej ndaj tyre, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve për shkak të situatës së krijuar. Edhe pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, për të neutralizuar dhunën mbi dy punonjësit e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar përsëri me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të tyre në Komisariat. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasit S. S., 20 vjeç, M. Sh., 19 vjeç, E. Ç., 19 vjeç, A. D., 19 vjeç, M. B., 20 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 17 vjeç. Përsa i përket veprimeve të punonjësve të Policisë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin për të analizuar veprimet e punonjësve të Policisë, nëse janë respektuar procedurat standarde të punës apo nëse ka tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e punonjësve të Policisë për të neutralizuar veprimet kundërshtuese me dhunë verbale dhe fizike të shtetasve tashmë të arrestuar, ndaj punonjësve të Policisë. Në përfundim të hetimeve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, do të ketë një njoftim të posaçëm për shtyp.

policia e tiranës tirane

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen