20 Shtator 2022, 16:05
Nga e.k
Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva
DURRËS- Përfundoi seanca gjyqësore për kërkesën e bërë nga rusët dhe ukrainasi për lehtësim mase pas incidentit që ndodhi në Gramsh.
Në fuqi u la vendimi i Gjykatës së Elbasanit, e cila më 24 gusht caktoi arrest në qeli për Mikhail Zorin, Fedir Alpatov e Zvetlana Timofeeva.

Pas seancës, Avokati i shtetasit Ukrainas, Saimir Vishaj tha se të tre të huajt duhet të ishin lënë të lirë, pasi nuk ka fakte për kriminalitet, ndërsa sipas tij, vetë Prokuroria e Elbasanit do e pushojë çështjen.
“Ishte një debat shumë i madh ndërmjet mbrojtjes dhe gjyqtarit. Përpara një vendimi ku nuk ka fakt kriminal. Te tre duhet të ishin të lirë sot, asnjë nga vendet e botës nuk është marrë me studentë që janë blogerë. Do i drejtohemi Gjykatës së lartë me rekurs, e vetmja e drejtë që na u dha sot pas një maratone 2 orë e gjysmë. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim, duke i konsideruar të pafajshëm përderisa nuk ka një vendim të formës së prerë, askush nuk mund të thotë për spiunazh. Mendoj se do të jetë prokuroria e Elbasanit që do ta pushojë këtë çështje herët ose vonë. Prova nuk ka për fakte kriminale”, u shpreh avokati Vishaj.
Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar pë spiunnazh. Ata kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, pasi ishin lënë në masën “arrest në burg” nga shkalla e parë. Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.
mikhail zorin svetlana timofeeva fiodor mihailoviç
Aktualitet
20 Shtator 2022, 15:55
AMA
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje redaksive të mediave që të tregojnë maturi dhe përgj...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 15:39
e.k
Elisa Spiropali dhe Dorian Tola
TIRANË- Dorian Tola, drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 15:43
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet që po kryhen për sulmet kibernetike q&...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 15:27
e.k
Pamje nga përleshja mes Policisë dhe të rinjve
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja mes...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 14:54
k.m.
Pamje nga aksioni
TIRANË- Finalizohen brenda 12 orëve, 2 operacione policore, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona. Bur...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 14:37
k.m.
Pamje nga seanca
TIRANË- Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatos që sulmuan uzinën e Gramshit kan&...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 14:21
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar edhe një herë për ngjarjen e mbrëmshme, ku u arrestuan 6 të rinj, s...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 13:58
A.B
Harta
TIRANË- Faqja e internetit World Population Review ka shpallur vendet më të zgjuara në botë. Në list&eum...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 13:42
n.m.
UNIONI I GAZETAREVE
TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës, sipas t&e...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 13:00
d.a.
Droga
ITALI- Sekuestrimi i drogës Maxi nga Guardia di Finanza i Tenenza di Torre Fantine në San Severo, në provincën e Foggia, ku nj&eu...