Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
FOTO/ Përplasja mes Policisë dhe të rinjve në "Myslym Shyri, dalin pamjet, 19-vjeçari në spital, i gjakosur në fytyrë
Sipas prindit të një prej të rinjve dhunë është ushtruar edhe në komisariatin e policisë. Sipas tij, janë vetëm dy efektivë që kanë deklaruar se të rinjtë u janë përgjigjur me dhunë, por sipas tij asnjë prej efektivëve nuk ka shenja, përveç njërit që është kapur tek pjesa e qafës.
20 Shtator 2022, 15:27Nga e.k
Pamje nga përleshja mes Policisë dhe të rinjve
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përplasja mes Policisë dhe një grupi të rinjsh, mbrëmjen e djeshme në një nga lagjet e Tiranës.
Një prej prindërve të djemve të arrestuar ka reaguar për "JOQ" dhe ka thënë se dhuna e ushtruar ishte barbare dhe gjithçka ka ndodhur, pasi dy efektivë policie kanë filluar të parët të dhunojnë një të ri, duke e tërhequr zvarrë.
Për të, ai ka dërguar edhe fotot dhe siç shihet më poshtë, i riu e ka të gjithë fytyrën me plagë dhe dora e tij është e mbuluar me gjak. Sipas prindit të një prej të rinjve dhunë është ushtruar edhe në komisariatin e policisë. Sipas tij, janë vetëm dy efektivë që kanë deklaruar se të rinjtë u janë përgjigjur me dhunë, por sipas tij asnjë prej efektivëve nuk ka shenja, përveç njërit që është kapur tek pjesa e qafës.