Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
FOTOLAJM/ Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Rama brand në korrupsion, We the people
Qytetarët e pranishëm kanë zgjedhur që protestën e sotme ta ilustojnë dhe në karikatura e pankarta.
12 Nëntor 2022, 16:09Nga I.A
Pankartat
TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme para kryeministrisë. Qytetarët e pranishëm kanë zgjedhur që protestën e sotme ta ilustojnë dhe në karikatura e pankarta.
"Mafia Soros non grata! Të ndalojmë axhendën e shpopullimit të Shqipërisë”, “Faleminderit që na Qite në dritë”, "Rama është brand në Korrupsion", "Oligark" janë disa nga pankartat që kanë zgjedhur qytetarët të mbajnë në duar.
Nisi protesta e thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.