Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
FOTOT- 'Masazh suedez por edhe seks", kjo është qendra e prostitucionit në Astir, vajzat reklamonin zonat e 'nxehta' në Instagram
Ato ushtronin prostitucionin ilegalisht ndërsa në pranga ka rënë vetëm një vajzë që shfrytëzohej për prostitucion.
11 Janar 2023, 10:34Nga f.g
Nje nga vajzat e reklamuara
TIRANE-"Eden_massage_esthetic", është baza që është goditur sot nga Policia e Shtetit. Dosja mësoi se qendra e masazhit ndodhej në Tiranë dhe menaxhohej nga Kristina dhe Kristos Halili, të dy motër e vëlla. Ata punësonin vajza të reja, të cilat i përdornin për prostitucion duke u kamufluar si qendër që ofron shërbime masazhi.
Burime i thanë Dosjase pagesat përkundrejt seksit varionin nga 3-15 mijë lekë në varësi të "shërbimit" që ofronin punonjëset. Ato ushtronin prostitucionin ilegalisht ndërsa në pranga ka rënë vetëm një vajzë që shfrytëzohej për prostitucion. Në këtë qendër ofrohej edhe masazh suedez apo shërbime për heqjen e dhimbjeve të shpinës.
Prurjet e reja të qendrës reklamoheshin në Instagram, ku në vend të reklamimit tëe teknikave të masazhit, Eden reklamonte format trupore të punonjëseve./Dosja.al