22 Nëntor 2023, 17:36
Nga I.A
Vëllezerit Nela
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga grupi kriminal që u zbulua nga zbërthimi i mesazheve në aplikacionin SKY ECC. Mësohet se ishte Ismail Zeneli alias Luan Sadria, personi që dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve shqiptare që jetojnë në Angli, Albert e Edmond Nela.
Dy vëllezër Nela dyshohet se në 2013, kanë vrarë Guximtar Sadrinë vëllain e Luan Sadrisë, i cili njihej me emrin Xhem Krasniqi. Për tu hakëmarrë Sadria ka kërkuar vrasjen e dy vëllezërve, akt të cilën e ka marrë përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia.
Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni kishte ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, duke tentuar që t’ju vërë GPS në makinë në mënyrë që të gjenin vendodhjen e dy vëllezëre.
Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Dyshohet se plani për vrasjen e tyre ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.
Mësohet se Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Një tjetër persona i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kërkim janë edhe Besmir Mustafi, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.
Ndërkohë në pranga janë vënë Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti (Germizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës.
ismail zeneli luan sadria guximtar sadria
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 17:00
h.k
Foto nga seanca
ITALI-Një shqiptare 30-vjeçare e quajtur Sona Vesholli banuese në Torino rezulton pjesë e një grupi të akuz...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 16:41
h.k
Autoriteti Civil i Aviacionit
TIRANË- Qeveria e Shqipërisë ka publikuar ditën e sotme vendimin për disa ndryshime të titulla...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 16:28
I.A
Ervin Hoxha
TIRANË- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ervin Hoxha është liruar nga detyra di...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 15:56
h.k
Foto ilustruese
SARANDË-Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”. Falë bashkëpunimit mes Policisë së Saran...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 15:25
Edmond Hoxhaj
KPA
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisioni...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 15:08
r.ll
fredi beleri
GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, në fjalën e tij në Samitin e 7-të të Selanikut, ...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 15:03
r.ll
Fredi Beleri
TIRANË- Shtyhet sërish seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Shkak për shtyrjen ...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 14:35
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Shtyhet sërish seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Shkak për shtyrjen e sean...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 14:04
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se do të marrë nesër në mëngjes në pyetje Erzen Bre...
Aktualitet
22 Nëntor 2023, 13:54
Dosja.al
Fabio De Luca
TIRANË- Një ndërhyrje e rrallë ka ndodhur në spitalin 'Hygeia' në Tiranë.
Profesori italian, Fabio De Luc...