2 Mars 2023, 13:48
Nga A.B
Dan Hutra dhe fqinjet
TIRANË- Fqinjët e Dan Hutrës, në zonën e Vaqarrit në kryeqytet janë shprehur të tmerruar mbi tragjedinë që ndodhi një ditë më parë. Familja Kërmaj, e cila i njeh si banorë të lagjes familjarët e Dan Hutrës, zbulon se marrëdhëniet e tyre me vrasësin serial nuk ishin të mira.
Fqinji pohon se në momentin që Dan Hutra ka dalë nga burgu, vëllai së bashku me mamanë, bashkëshorten dhe fëmijët janë larguar dhe kanë kërkuar azil politik në Gjermani. Sipas tyre marrëdhëniet e familjarëve me Dan hutrën ishin prishur në momentin që ai përdhunoi një nga kunatat.
“Erdhën ndreqën shtëpinë, sa doli ky nga burgu ikën prapë. Se ishin në Gjermani, por aty i përzunë dhe erdhën këtu te shtëpitë lart. I kishte shtëpitë të rregullta, por kur i doli vëllai nga burgu, mori të ëmën, fëmijët dhe gruan dhe iku kërkoi strehim politik. Donte të shkëputej nga i vëllai. Babai nuk u ka ardhur këtu. Në momentin që kanë ardhur në kodër Vaqarr, Riza Hutra nuk ka ardhur pasi e kanë vrarë në Kukës”, tha fqinji.
Masakra ndodhi ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe MevluteHysa , ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al
masakra e paskuqanit dan hutra
Aktualitet
2 Mars 2023, 13:44
A.B
Policia
LEZHË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Velipojë. Denis Shllaku është vënë në pranga ...
Aktualitet
2 Mars 2023, 13:20
a.l
Ambulancë
LUSHNJE- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rrethorës 11:30 në kryqëzimin e rru...
Aktualitet
2 Mars 2023, 13:12
a.l
Policia
GJIROKASTËR- Një 34- vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi ëshët kapur duke transpo...
Aktualitet
2 Mars 2023, 13:03
f.g
Foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Shtetit ka sekuestruar pasurinë me vlerë 150 mijë euro të Agron Metajt në qytetin e Elbasanit. ...
Aktualitet
2 Mars 2023, 12:44
f.g
Foto ilustruese
SHARRE- Për 7 orë, Dan Hutra vendosi të rrinte në këtë zonë që po shihni në pamje. Mes pl...
Aktualitet
2 Mars 2023, 12:38
f.g
Foto ilustruese
TIRANE- Agron Xhafa, shoferi 63-vjeçar që drejtonte autobusin e linjës së "Unazës" në momentin kur ndodhi a...
Aktualitet
2 Mars 2023, 10:20
f.m;f.g
Dan Hutra
TIRANE- Dan Hutra, autori i masakrës në Paskuqan ka rrëfyer në Polici me detaje planin makabër që kishte vendosur t...
Aktualitet
2 Mars 2023, 10:04
f.g
Dan Hutra, pas arrestimit
TIRANE- Bilanci i masakrës së Paskuqanit mund të ishte edhe më i rëndë. "Dosja" mësoi nga...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:58
f.g
Familja Hysa ne mort
TIRANE- Detaje të rënda janë zbuluar një ditë pas masakrës në Paskuqan, ku Dan Hutra, 40 vjeç...
Aktualitet
2 Mars 2023, 09:53
a.l
Policia Tirane
TIRANË- Policia ka zbardhur 24 vjedhje të ndodhura në rrethin e Kavajsës, gjatë vitit 2022 dhe 2 muajve të par...