9 Maj 2023, 14:45
Nga m.s
foto ilustruese
SARANDË- Aljon Pasho, 35 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur. 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”. Në Sarandë, në vitin 2018, Pasho ka përndjekur një 13 vjeçare dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Ai ishte strehuar në një banesë në qytetin e Dimalit.
Njoftimi nga policia
I shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe përndjekje, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
35-vjeçari i dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, nga Gjykata e Sarandës, u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, përmes inteligjencës informative.
Shërbimet e Policisë Dimal kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë ishte strehuar në një banesë në qytetin e Dimalit.
Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas koordinimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin Aljon Pasho, 35 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte strehuar në banesën e një të afërmi të tij.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar me 4 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Përndjekja”.
Në vitin 2018, në qytetin e Sarandës, shtetasi Aljon Pasho ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçe dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me të.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Sarandë. /Dosja.al
sarande abuzim seksual
Aktualitet
9 Maj 2023, 14:30
Foto ilustruese
ITALI- Bossët dhe platformat "influencues" përdoren për të përgjuar filialet dhe për të goditur arm...
Aktualitet
9 Maj 2023, 13:51
F.M
Shkëlqim Hysi
GREQI- Autoritetet greke kanë gjetur një trup të pajetë që dyshohet se i përket një shqiptari që...
Aktualitet
9 Maj 2023, 13:46
m.s
foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 52-vjeçarin Frang Podja i cili ishte shpallur në kë...
Aktualitet
9 Maj 2023, 13:03
A.B
Zamir Durda
TIRANË- Zamira Durda, nëpërmjet avokatit të saj ka depozituar një tjetër kërkesë për të qen&e...
Aktualitet
9 Maj 2023, 12:59
I.A
Vendi i ngjarjes
TIRANË- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur në familjen shqiptare në Ital...
Aktualitet
9 Maj 2023, 12:54
m.s
Daniela Neza
ITALI- Të dhëna të reja janë zbuluar nga policia italiane, në lidhje me ekzekutimin e shqiptares Daniela Neza nga is...
Aktualitet
9 Maj 2023, 12:32
I.A
Artur Meçollari
TIRANË- Ish-komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari ka deklaruar se pronat e Forcës Detare janë ...
Aktualitet
9 Maj 2023, 12:24
A.B
Familja shqiptare
TIRANË- Tefta Malaj, ka dhënë dëshminë e saj për 'News24' pas vrasjes së vajzës së saj nga i...
Aktualitet
9 Maj 2023, 11:56
I.A
Familja Malaj
ITALI- Detaje të reja kanë dalë nga masakra në Itali, ku Taulant Malaj, vrau vajzën e tij, një person ital...
Aktualitet
9 Maj 2023, 12:09
A.B
Tefta Malaj
TIRANË- Tefta Malaj ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në familjen e s...