All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Ftohet” biznesi i diellit; Fotovoltaikët arrijnë maturimin

Kërkesa për instalimin e impianteve fotovoltaike për vetëprodhim apo qëllime tregtimi të energjisë vijon të mbetet e lartë edhe këtë vit. Për operatorët e tregut kemi të bëjmë me maturim të kërkesës, e cila do të mbetet në këto nivele edhe për një kohë të mirë, duke nisur më pas ciklin e rënies, sikurse ka ndodhur kudo.

3 Shtator 2023, 15:51 Nga k.m.
“Ftohet” biznesi i diellit; Fotovoltaikët arrijnë
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Kriza e energjisë, e cila kulmoi në vitin 2022, nxiti investime të shpejta në tregun vendas, të orientuara sidomos tek impiantet fotovoltaike me qëllim vetëprodhimin, teksa moria e projekteve me synim tregtimi arriti një tjetër kulm. Të dy këto aspekte kishin një emërues të përbashkët, çmimet e kripura të energjisë, që në bursa arritën nivele të paprecedenta. Për grupin e parë ishte një formë mburoje, për të dytin, një mundësi e mirë fitimi. Sigurisht më shpejt avancuan projektet që lidhen me vetëprodhimin, pasi kapaciteti është më i reduktuar në 500 kwp dhe burokracia që kalon një projekt është ndjeshëm më e ulët sesa projektet me kapacitet më të lartë.

Këta të fundit janë të detyruar që, përveçse të kalojnë fazën e aplikimit dhe të pritjes së komenteve nga palë të tjera, të hartojnë edhe dokumente specifike mbi ndikimet mjedisore e sociale, si dhe të sigurojnë lejet e nevojshme nga një grup institucionesh. Interesi i vitit të shkuar ishte në rritje konstante nga muaji në muaj, që tregtarët dhe instalatorët e impianteve fotovoltaike e vlerësuan si 3-4 herë më të lartë sesa në raport me periudhën e parakrizës.

Te vetëprodhuesit, interesi për instalimin e impianteve erdhi në kushtet kur qeveria po vijon liberalizimin, duke nxjerrë në treg të lirë 7600 biznese të lidhur në tension të mesëm. Këta të fundit, që për hir të krizës u mbajtën me çmim pjesërisht të liberalizuar, do të duhet të përballen në vijim me çmimet e tregut, ndërsa kriza, edhe pse ka zbehur ndikimet, sërish konsiderohet rrezik potencial.

Pikërisht ky grup nxitoi të instalonte impiante për të reduktuar faturën e energjisë, që mund të vijë si efekt i luhatjeve në çmimeve në treg.

Kërkesa për impiante fotovoltaike ka arritur pikën e maturimit

Bizneset me qëllim vetëprodhimi energjie nga impiantet fotovoltaike si dhe projektet që po zbatohen në formë private me synim tregtimi, po vazhdojnë të mbajnë një kërkesë të qëndrueshme gjatë këtij viti. Rritja, që u shpejtua në vitin 2022 dhe mbajti këtë trend deri në fillim të këtij viti, duket se nuk parashikohet të arrijë ndonjë kulm të ri. Operatorët e tregut pohojnë se projektet që po zbatohen si nga vetëproshuesit, edhe nga privatët për qëllime tregtimi, janë identifikuar dhe kanë hyrë në një proces vlerësimi ose zbatimi dhe pritet të mbajnë kërkesën në këtë ritëm edhe për disa kohë në vazhdim.

Kjo është pjesë e ciklit që fotovoltaikët kanë ndjekur në çdo vend ku rritja, qëndrueshmëria dhe më pas rënia janë më se normale.

Anduel Çekrezi, përfaqësues nga EuroElektra, shprehet se këtë cikël po ndjek edhe Shqipëria.

“Si në çdo vend tjetër ka një pik dhe një rënie të këtyre investimeve, kjo po ndodh edhe këtu për secilën kategori që ju përmendët. Ndoshta kategoria e prodhimit do të vazhdojë të mbetet e lartë edhe për disa kohë, në varësi të ecurisë së çmimeve të energjisë në bursat e energjisë, qofshin ato kombëtare apo rajonale,” nënvizon ai.

Vetëprodhuesit, faturimi vjetor neto ka nisur nga 1 korriku

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) bëri të ditur se faturimi neto për vetëprodhuesit e energjisë ka nisur nga 1 korriku i këtij viti. Kjo do të thotë se çdo subjekt apo individ, që ka instaluar një impiant diellor për të prodhuar energji për nevojat e tij, do të përfitojë nga skema e re që po aplikohet. Sipas të dhënave të kompanisë publike, në rrjetin energjetik janë të paktën 1249 klientë që kanë aplikuar me statusin vetëprodhues të energjisë nga impiante fotovoltaike.

“Falë politikave ndihmuese dhe lehtësuese të qeverisë shqiptare përdorimi i energjisë nga burime të rinovueshme nxit kategorinë e konsumatorit familjar dhe biznesit privat të prodhojë energji për përdorim vetjak.

Çdo subjekt i lidhur në rrjetin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) si konsumator familjar, ose ndërmarrje e vogël, mund të instalojë një fuqi maksimale deri në 500kWp. Bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, bilanci dhe faturimi do të bëhen në bazë vjetore për secilën pikë matjeje të autorizuar nga klienti.

Bilanci neto do të reflektohet në faturën mujore të klientit. Të paktën 61% e konsumatorëve vetëprodhues, të cilët kanë instaluar impiante fotovoltaike, ushtrojnë aktivitet në rajonet Tiranë dhe Durrës”, theksoi OSHEE.

Kapaciteti i instaluar total nga kjo kategori është 119 MW.

Ndryshimi i skemës së matjes erdhi pas kërkesës së bërë nga vetëprodhuesit gjatë viteve të fundit, duke nënvizuar se bilanci mujor nuk ishte favorizues për ta, duke e bërë shumë më të gjatë kohën e kthimit të investimit dhe në disa raste nuk ishte stimulues për investime të reja apo zgjerim kapaciteti.

Miratimi i një ligji të ri “Për burimet e rinovueshme të energjisë” përcaktoi se nga bilanci mujor, vetëprodhuesit do të kishin faturim neto vjetor. Mënyra sesi do të aplikohet kjo matje dhe përfitimet reale pritet të shihen në vazhdim me zbardhen e akteve nënligjore që parashikohet të shoqërojnë ligjin e ri.

Si do të funksionojë faturimi vjetor neto për vetëprodhuesit

Teksa për ligjin e ri të burimeve të rinovueshme të energjisë pritet të dalin një sërë aktesh nënligjore që ta bëjë atë plotësisht të zbatueshëm, një nga pikat që lakohet më shpesh është mënyra sesi do të bëhet faturimi vjetor neto për vetëprodhuesit. Burime nga OSHEE konfirmuan se duke qenë se kjo formulë ka nisur nga 1 korriku 2023, automatikisht bizneset që kanë një impiant të instaluar për prodhim energjie për konsum vetjak mund të marrin pas tepricat në muajt pasardhës. Pra, nëse ato hedhin tepricë në rrjet në muajin korrik, mund ta marrin atë në gusht apo në dhjetor. Çdo tepricë akumulohet deri në fund të vitit dhe pas kësaj, nëse biznesi nuk arrin dot që ta konsumojë, atëherë ajo do të zerohet.

Pavarësisht se kjo është logjika që do të zbatohet, nuk ka ende një udhëzim publik mbi formulën. Për operatorët e tregut, pikërisht mënyra sesi do të aplikohet faturimi vjetor neto, do të jetë treguesi real i përfitimit që i është dhënë këtij grupi nga ndryshimi i ligjit.

“Ligji parashikon faturim neto dhe për këtë jemi në pritje të daljes së akteve nënligjore për të parë sesi do të bëhet llogaritja e tepricës së energjisë.

Kjo do të thotë se çdo tepricë mujore do të kreditohet për muajt pasardhës deri në harkun e një viti. Grupi më i interesuar për instalimin apo investimin për këto impiante për qëllime vetëprodhimi mbetet ai i bizneseve që furnizohen në tension të mesëm. Interesi është i njëjtë për këtë kategori, por ndryshe nga viti i kaluar, vihet re qëndrueshmëri në kërkesë”, – shprehet z. Çekrezi.

Prodhimi i energjisë nga fotovoltaikët, ERE ka licencuar 31 subjekte

Përpos rritjes së interesit për vetëprodhim, projektet e impianteve fotovoltaike me qëllim tregtimin e energjisë, pra me synim biznesi, shënoi rritje të dukshme në pikun e krizës në vitin 2022. Publikimet për konsultim pas aplikimeve që bëhen nga bizneset, kanë qenë të pranishme edhe këtë vit, por dukshëm më të ulëta sesa një vit më parë.

Teksa një pjesë janë ende në fazë aplikimi, të tjera janë në fazë ndërtimi dhe licencimi në prodhim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Vetëm pak ditë më parë, ERE nisi shqyrtimin e dy aplikimeve për licenca të reja në prodhim. Subjekti i parë është “Erseka Solar Park 2” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 20 MW (AC), në Zonën Kadastrale Nr. 3310, fshati Starje, Njësia Administrative Qendër Ersekë, Bashkia e Kolonjës, Qarku i Korçës.

Subjekti i dytë për të cilin ka nisur procedura e licencimit është“ALB SUN ENERGY” sh.p.k. në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në fshatin Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia e Fierit, Qarku i Fierit.

Më herët, gjatë këtij viti, u licencua projekti tjetër. Erseka Solar Park 1., me kapacitet të instaluar prej po 20 MW. Nëse dy projektet e fundit do të kalojnë të gjitha hallkat e nevojshme të dokumentacionit dhe kërkesave që parashikon kuadri ligjor, atëherë licencimi në prodhim do ta çojnë numrin e subjekteve të regjistruar në këtë grup në 33. Vetëm në vitin 2023 janë licencuar të paktën katër projekte me kapacitet të instaluar total prej 26 MW. Referuar regjistrit të Entit Rregullator, projekti me kapacitet më të madh të instaluar, i cili ka marrë licencë prodhimi është Karavasta Solar në zonën e Remasit në Lushnjë.

Ai është një nga dy projektet që u nxorën në ankand nga qeveria shqiptare dhe u fitua nga Voltalia. Projekti për Karavastanë po vijon me zbatimin, ndërkohë Spitalla është duke ecur me hapa të ngadaltë.

Parku fotovoltaik i Karavastasë është projektuar me fuqi 140 MW, ku 70 megavat janë të ndara për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.

Çmimi i rregulluar zgjat15 vjet dhe do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë që në këtë rast është 24.89 euro/MWh.

Një pjesë tjetër e impianteve të licencuar shesin energjinë tek OSHEE, sipas një çmimi të llogaritur çdo vit nga ERE dhe në këtë rast bëhet fjalë për një grup që kanë kapacitet të instaluar deri në 2 MW, ndërkohë që nuk mungojnë as projekte private që shesin energjinë në tregun e lirë që paguajnë një tarifë koncesionare./Monitor

fotovoltaiket

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje