LIVE UPDATES
Aktualitet

Gastroenteritet "pushtojnë" urgjencën, ISHP: 2367 raste në javë, më të prekur 0-14 vjeç

Sipas informacionit zyrtar nga ISHP, në këtë periudhë mbizoterojnë gastroenteritet të cilat janë kryesisht ose pothuajse të gjitha me natyrë virale.

1 Gusht 2023, 08:49 Nga k.m.
Gastroenteritet "pushtojnë" urgjencën, ISHP: 2367 raste
Foto ilustruese

Temperaturat e larta dhe ekspozimi në diell kanë shtuar problematikat në shëndet ku rastet më të shpeshta janë sëmundjet gastroenteritete me fokus aparatin tretës. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik për javën e fundit të korrikut, tregojnë për rreth 2367 pacientë të sëmurë që kanë kërkuar ndihmë të specializuar në spital.

Sipas informacionit zyrtar nga ISHP, në këtë periudhë mbizoterojnë gastroenteritet të cilat janë kryesisht ose pothuajse të gjitha me natyrë virale.

"Numri javor i rasteve me Diarre është 2367 nga të cilat në grupmoshën pediatrike 0-14 vjeç janë 1311 ndërsa mbi 14 vjeç janë 1056 raste. Kjo është një situatë epidemiologjike normale për stinën. Shumica e rasteve janë raportuar nga Urgjencat e Spitaleve dhe janë të shpërndara, pa grumbullime dhe lidhje epidemiologjike ndërmjet tyre", thotë për gazetën "SI", specialisti i shëndetit publik në ISHP Artan Simaku.

Sipas Simakut, edhe në zonat turistike situata epidemiologjike vijon e qetë dhe pa probleme. Simaku thekson se nga testimet rutine dhe periodike të kryera nga ISHP, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, nuk janë evidentuar raste me shkaktar nga Rotavirusi, çka vërteton efektivitetin e vaksinës ndaj rotavirusit të përfshirë në kalendarin kombëtar të Vaksinimit.

"Nga testimet janë izoluar enteroviruse të tjerë si: adenovirus, sapovirus dhe norovirus të cilët nuk shkaktojnë klinikë të rëndë si rotavirusi dhe kryesisht nuk kërkojnë shtrim në spital", nënvizon eksperti i ISHP, Artan Simaku.

Sipas tij, ndryshe nga viti i kaluar, në këtë periudhë janë shtuar rastet me sëmundjen Dorë-këmbë -gojë në muajt qershor dhe korrik të shkaktuar nga enterovirus.

"Kjo kërkon një rritje të kujdesit në lidhje me higjienën qoftë në institucionet parashkollore ashtu edhe në shtëpi", thonë ekspertët e shëndetit publik.

Bazuar në statistikat e shkuara gjatë sezonit veror, piku i gastroenteriteve kulmon në muajin gusht dhe masat kryesore të parandalimit janë higjiena e përshtatshme dhe kontakti direkt me mjekun e familjes për të marrë këshillat dhe trajtimin e duhur. Gjithashtu është e rëndësishme për nënat që, nëse fëmija paraqet shenja sado të lehta, të mos dërgohen në çerdhe apo në kopësht, për të shmangur infektimin e fëmijëve të tjerë. Nga ana tjetër, ekspertët e shëndetit publik bëjnë apel që të respektohen me rigorozitet këshillat e mjekut për përballimin e temperaturave të larta.

Në lidhje me infeksionet respiratore, të dhënat e ISHP tregojnë për rënie tē rasteve, me 6600 raste javore, prej të cilave 3890 janë grupmosha 0-14 vjeç, ndërsa mbi 14 vjeç janë 3100 raste.

"Përsa i përket virozave respiratore, gjate katër javëve të fundit nuk janë evidentuar raste me grip ndërsa rastet me Covid-19 jane sporadike 0 deri ne 3 raste në javë dhe vetëm tek moshat e rritura", thotë për gazetën "SI", specialisti i ISHP, Artan Simaku./GazetaSi

ishp

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj