1 Shkurt 2024, 13:16
Nga N.F

KURBIN- Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim pasi gërryente shtratin e lumit Mat. Sipas njoftimit të policisë i shpalluri në kërkim është administrator i biznesit. Gjithashtu në njoftim bëhet me dije se janë sekuestruar 5 mjete të rënda me të cilat transportoheshin ineretet e nxjerra nga gërryerja e lumit. 5 kamionë dhe 1 ekskavator janë sekuestruar nga ky operacion ndërsa vijon puna për kapjen e adminsitratorit.
Njoftimi i plotë:
Kurbin/Vijojnë kontrollet gjatë ditës dhe natës, për të parandaluar, konstatuar dhe goditur rastet e gërryerjes së shtratit të lumit Mat, për të përfituar interte, në kundërshtim me ligjin. Finalizohet operacioni i koduar “River Cries 2”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së. Sekuestrohen 6 mjete të rënda (5 kamionë dhe 1 ekskavator) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Punohet për kapjen e një 48-vjeçari që u identifikua nga Policia, si administrator i biznesit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda.
Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve 24/7, të mbështetura të puna e inteligjencës policore dhe që kryhen në të gjithë territorin e rrethit, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me ata të Drejtorisë së Përgjithshme të IKMT-së, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “River Cries 2”.Gjatë natës, në afërsi të lumit Mat, u gjetën 5 kamionë dhe 1 ekskavator, me të cilat gërryhej shtrati i këtij lumi dhe transportoheshin inertet e përfituara ilegalisht.
Në vijim të veprimeve procedurale u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, shtetasi 48 vjeç, banues në Laç. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve, në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse. Në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre akteve, do t’iu sekuestrohen mjetet dhe do t’iu ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.
policia kurbin lumi mat
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 13:00
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një konflikt mes dy personash në Lezhë ka degraduar në përdorimin e thikës. Ngjarja ka ndodh...
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 12:56
N.F
Foto ilustruese
BULQIZË- Një minator është plagosur në një nga galeritë private në Martanesh të Bulqizës....
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 12:44
M.B
Foto ilustruese
FIER- Një 51-vjeçar me inicialet F. J., ka ndërruar jetë sot në Fier. Shkak dyshohet se është b&e...
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 12:19
E.d
Polica
DIBËR- Ndalohet nga policia një 54-vjeçar për shkeljen e shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor. 54-vjeçari&nb...
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 12:19
r.ll
foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”, ku një automjet me drejtues një 21-...
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 12:13
M.B
Foto nga protesta
DELVINË- Protesta e blegtorëve ka vijuaj kësaj here në hyrje të aksit Kardhiq-Delvinë. Mësohet se...
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 12:09
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Muriqan pasi ishte shpallur në kërk...
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 11:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANË- Policia ka njoftuar për arrestimin e 6 personave në Tiranë, Kamëz dhe Fushë-Krujë për vepra...
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 11:46
r.ll
INSTAT
TIRANË- Instituti i Statistikave në Shqipëri ka reaguar pas sulmit kibernetik që iu bë sot nga grupi i hakerave iranian&eum...
Aktualitet
1 Shkurt 2024, 11:34
M.B
Foto nga arrestimi
VLORA- Policia ka arrestuar 24-vjeçarin Engëllush Kapllanaj, banues në Vlorë, pas ishte shpallur në kërk...